Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, 2 persona sherr për një vend parkimi (VIDEO)

5 Shtator, 21:17| Përditesimi: 5 Shtator, 21:35

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Kukës.

Dy persona janë konfliktuar mes njëri-tjetrit për një vend parkimi në lagjen nr.5 të qytetit.

Raportohet se gjatë sherrit njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër - ndërsa është shpallur në kërkim

Fatmirësisht si pasojë e konfliktit nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2025 03:22

    Kur kercet koburja per nje vend parkimi ne nje furik pulash si Kukesi,imagjinoni c'heqin njerezit per parkim ne qytete si Tirana,Durresi e Vlora!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?