Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:17 në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.
I vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç. Dy tw plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.
Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai.
Shkak i shkëmbimit të zjarrit, mendohet të ketë qenë një konflikt mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse viktima dhe të plagosurit janë persona me të shkuar kriminale apo jo. Kamerat e hotelit do të ndihmojnë policinë në zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të saj.
Policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
I la Sala neper popull 600000 arme zjarri, ende levrin ne jeten publike, ne vuajme pasojat e fryjme syte.
PërgjigjuPo shyqyr si u lirun njerzit mor se korona Te rru lesht tash jan ne biznes Te vet
Përgjigju21 vjeç mosha ma e mire, shijoni jeten o adoleshenta! 1 jet kena, mos shifni filma. Jeta nuk kalohet ne burgje apo ne hasmeri. shqiptaret jan tru thi, nuk i hikin te keqes e kerkojn sherrin vet, i shof ne Itali shqiptaret shesin mend bej si te fort te pa edukat nuk mushin, jan te trash, nuk kuptojn. vriten me njeri tjetrin sepse ska rrespekt mes shqiptarve, e nenvletsojm njeri tjetrin. droga po vret shqiptaret, mendjemadhsia.
PërgjigjuMJAFT me armet,,jepini doren njei-tjetrit,,lerini inatet ,,jemi vellezer...
PërgjigjuIku koha qe ti japim doren njeri-tjetrit. Tani duhet distance 1-2m.
Tall k.. o vera ai ramet past ka vajtur te takoj zotin ti thuaj jepini doren njeri tjetrit jeni vllezer.
Me siguri kane qene duke debatuar per artin dhe shkencen.
Përgjigju