KURBIN-Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në këto orë të vona të mbrëmjes së sotme në Mamurras të Kurbinit, ku kanë përfunduar të plagosur 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Fushë-Mamurras, ku dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti mes të rinjsh.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Të plagosurit janë K. Z. dhe O. L. përkatësisht 21 dhe 20 vjeç.
Ata janë dërguar në kryeqytet, pasi spitali i Kurbinit vijon të jetë i dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punohet për kapjen e tij.
Kjo është ngjarja e tretë me armë zjarri në vetëm dy javë në zonën e Kurbinit.
Në 32-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Laç, ku autori ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes n datën 15 maj, kurse në atentatin e 5 majit u plagosën dajë e nip, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
50 vjet Enveri djali i madh i kombit i mbylli fshatarët në vrimat e tyre dhe prej andej i shikonin qytetet me dylbi, jo më tu afroheshin. Enveri ky bir i larte i kombit qe beri shtet, u krijoi fshatarëve psikologjine qe ata ishin jane dhe do te jene për fshat, dhe jo për qytet ! Keta 30 vjetet e fundit u prish Ligjini Madh i Pasaportizimit, dmth u prish shteti dhe fshatarët funderrina u derdhen qyteteve si ortek duke i shnderruar ata në haure bajgash, dhunë, zaptime , shkaterrine, ndertime te shemtuar si kokat e tyre, prishje rendi dhe anarki! Ngrihu Enver djali edhe njehere tjeter, ngrihu!
Përgjigju