Kronikë

Sulmi me 5 të plagosur me armë në Laç, arrestohen 2 autorët, njëri i plagosur! Plumbat kapin edhe shitësen e qirinjve! 2 në gjendje të rëndë, shkak sherri për aksidentin (VIDEO)

3 Maj, 14:16| Përditesimi: 3 Maj, 23:30

  • Share

LAÇ- Breshëri plumbash janë derdhur në drejtim të një mjeti në qytetin e Laçit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Kishës së Laçit pas një sherri mes një grupi të rinjsh. Plumbat që u derdhën drejt mjetit kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit.

Orët e vona të mbrëmjes së sotme, Policia e Lezhës bëri me dije se ka arrestuar 2 autorët e krimit, njëri prej të cilëve mbeti edhe i plagosur. Gjithashtu u zbardh dinamika e krimit dhe u sekuestruan armët, dy pistoleta.

Nga zbardhja e ngjarjes rezulton se gjithë konflikti ka ndodhur për shkak të një aksidenti rrugor. I riu ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Blutë kanë arritur të identifikojnë dy autorët Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca. Report Tv zbardhi edhe emrat e të plagosurve: Angjelina Gjeza 58 vjeç, Amarildo Ndoj 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç.

"Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën), si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia vendore mbrëmjen e sotme (3 maj).

Pesë personat janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se dy prej tyre, Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësoreme plagë në zonën e legenit, ndërsa tre të plagosurit e tjerë  Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë në gjendje stabël dhe të vetëdijshëm, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Pranë vendit të ngjarjes, në kantierin e një pallati në ndërtim është gjetur një armë zjarri, pistoletë, që dyshohet se i përket autorit të plagosjes se 5-fishtë në Laç.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar disa persona për verifikim, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e Njësisë Kombëtare të Sigurisë nga Shkodra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Report Tv solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe tavolina në të cilën gruaja që mbeti e plagosur shiste qirinj.

Ora 23:10
Plagosja e 5 personave në Laç/ Vendosen në pranga dy të rinjtë, policia: Konflikti nisi për një aksident të lehtë rrugor (EMRAT)

 

Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Laçit, ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona është zbardhur nga policia. Dy autorët e dyshuar të përfshirë në përplasjen me armë janë vënë në pranga nga policia.

Pas ngjarjes, grupi hetimor dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit kanë zbardhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar dinamikën e ngjarjes. 

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikës së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,” njofton policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë dy shtetasit Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç. Gjeloshi është plagosur gjatë përplasjes, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”-thuhet në njoftimin e policisë

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku pritet të vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Ora 17:11
Detaje të reja nga plagosja e 5-fishtë në Laç, Hila për Report Tv: Dyshohet se autori është ndihmuar të arratiset, në ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë

 

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 5-fishtë në qytetin e Laçit. Pas gjetjes së armës, sipas gazetarit të Lezhës Ervis Hila për Report Tv, policia dyshon se autori është ndihmuar për t'u arratisur nga persona të tjerë.

Dyshimi i ngritur ka krijuar dhe pistën se në ngjarje kanë ndihmuar dhe persona të tjerë, të cilët ende janë të paidentifikuar.

"Mendohet se është ndihmuar të arratiset, dyshohet se ka dhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje"- ka thënë Hila gjatë një lidhjeje me Report Tv.

Hila thotë se policia ka marrë në pyetje dëshmitarët që janë ndodhur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Ora 17:10
Gjendet një armë pranë një kantieri ndërtimi, pak metra nga vendngjarja e plagosjes në Laç! Dyshohet se i përket autorit

1746277455_plagosjenelac.jpg

Një armë është gjetur pak metra larg vendit ku ndodhi plagosja e 5-fishtë në Laç ditën e sotme.

Arma është gjetur në kantierin e një pallati në ndërtim, ku dyshohet se autori e ka hedhur dhe më pas është arratisur.

Policia në njoftimin e saj thotë se e ka identifikuar autorin dhe është duke punuar për kapjen e tij.

Ora 15:05
Konflikti me 5 të plagosur në Laç/ Report Tv sjell pamjet nga vendngjarja, tavolina e shitëses ambulante të qirinjve

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi në Laç ku u plagosën 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante që po shiste qirinj në rrugë. 

Në video duket tavolina ku shitësja ambulante e identifikuar si Angjeline Gjezaj, po shiste qirinjtë, kur u plagos. Gjithashtu forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, në zbulim të provave dhe detajeve.

Ora 14:56
5 të plagosur në Laç, Policia del me deklaratë: Të shtënat pas një sherri, shoqërohen disa persona! Identifikohet autori

1746276500_plagosjelac.jpg

Policia ka dalë me deklaratë për plagosjen në Laç, ku njoftohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur. Një person ka qëlluar drejt një makine pas një sherri. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I.,  A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj,  të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ora 14:54
Të shtënat në Laç, Report Tv zbardh 5 emrat e të plagosurve

1746276913_plagosjenelac.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka zbardhur pesë emrat e personave që mbetën të plagosur në Laç.

Konkretisht të plagosurit janë Angjelina Gjezaj- gruaja që po shiste qirinj; Liridon Ismalaj,  Amarildo Ndoci, Danjel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Ora 14:51
5 të plagosur në Laç, dërgohen të gjithë të Truama! Njëri në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një operacioni

1746277702_Sequence01.01201709.Still213.jpg

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Laç. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes të rinjve, dhe njëri prej tyre ka qëlluar drejt një makine ku lëviznin 4 persona. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një grua që shiste qirinj.

Të pesë personat janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar një operacioni.

Ora 14:47
DETAJET nga plagosja në Laç/ Pas sherrit, i riu qëlloi me armë drejt një makine! Plagoset edhe gruaja që shiste qirinj për besimtarët e Kishës së Laçit

Report Tv sjell detaje të reja nga plagosja në Laç. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se dyshohet se kemi të bëjmë me një sherr mes të rinjve që ka përfunduar deri në përdorimin e armës.

Një person dyshohet se ka qëlluar drejt një makine dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj, në afërsi të Kishës së Laçit.

SI.E./H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 03/05/2025 23:19

    Vwtem ato te lundres nuk gjen dot policia qe sduam

    Përgjigju
  • Brother: 03/05/2025 22:27

    Njerezit shkojne ne kisha dhe xhami per te patur mbaresi, te qetesojne shpirtin dhe ti falen zotit. Rraca e poshter shkon zihet, kafsha tjeter qellon me arme etj. Kur nuk toleroni edhe prane ketyte kulteve te zotit dmth qe nuk meritoni fjalen njeri.

    Përgjigju
  • vjeshta: 03/05/2025 22:11

    Para Laqi or tajjj

    Përgjigju
  • Alb: 03/05/2025 20:56

    Kjo ashte demokracija sigurija zero

    Përgjigju
  • Shoku: 03/05/2025 17:57

    Ne lac ska kontrolle per armajtje jan gjith me arme

    Përgjigju
    • Or tej: 03/05/2025 22:39

      Far west or teeeejjjjj

  • Ndue: 03/05/2025 17:54

    Ngjarje shum e rende.

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 03/05/2025 17:48

    Kto lloi kontigjenti duhen vrar e nē kētē mēnyr bie Shqipria nē qetsi.

    Përgjigju
  • A.: 03/05/2025 16:12

    Renea ti gjeje dhe ti vrasi, ca i kerkon per ti arrestuar keto kafshe

    Përgjigju
    • Avokati: 03/05/2025 17:49

      Se mos kafshet i ke te plagosura perveqse ajo gruaja e shkret qe po punonte me ate tavolinen ajo me dhimbset. Te gjykohen prinderit e ketyre dhe atyre bashke me te plagosurit fajtore jan te gjith sepse mentaliteti nxirret nga Familja dhe shoqeria qr frekuenton.

  • Demiri: 03/05/2025 15:04

    Edhe sa te vrare do te numerojme akoma derisa te shkarkosh Drejtorin e Pergjithshem o Kryeminister. E shkateroi policine me emerimet e tij e me kalamajte qe ka bere Shefa Komisariati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?