Lezhë/ Ekzekutohet brenda në makinë Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt! U qëllua me breshëri kallashi! Report Tv sjell pamje

2 Dhjetor 2023, 21:39| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 01:03

  • Share

Lezha është tronditur nga një atentat me armë zjarri. Vritet 40 vjeçari Entjan Nikulaj, (Eno) djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:30 minuta të së shtunës ( 2 dhjetor 2023) në dalje të qytetit të Lezhës, përballë ujësjellësit.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” informoi mbrëmjen e sotme policia e Lezhës.

Atentatorët nga një makinë tjetër kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj fuoristradës së bardhë ML të Entjan Nikulaj. 40 vjeçari është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku dhe ka ndërruar jetë, mëson Report Tv. 

Report Tv mëson se autorët janë larguar me BMW me ngjyrë gri e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura në Tiranë. Vetëm disa minuta pas vrasjes makina është gjetur në flakë në Rinas, brenda saj edhe edhe arma e krimit kallashinikov e përdorur në atentatin e kësaj të shtune. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Vrasja ndodhi gati 7 muaj pasi biznesmeni Ardian Nikuaj u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj. Nisur nga historiku i vrasjeve mes dy fiseve një pistë që dyshohet se ka sjellë ekzekutimin e Entjan Nikulajt është gjakmarrja.

Vrasja e Ardian Nikulajt

Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa eklzekutori u largua me motor. Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmnit Nikulaj, për hakmarrje.

Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol. Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

Ndiqni zhvillimin për detaje të tjera dhe informacionin e fundit

Shënim: Raportuan për ngjarjen gazetarët: Elvis Hila dhe Sokol Dema

Ora 23:05
U ekzekutua në atentat mafioz në dalje të Lezhës, Report Tv siguron foton e Eno Nikulajt

1701554696_enonikulaj.jpg

Foto: Entjan Nikulaj

Report Tv siguron foton e 40 vjeçarit Eno Nikulaj që u ekzekutua në një atentat mafioz këtë mbrëmje. 40-vjeçarit i bënë pritë në dalje të Lezhës, ndërsa autorët u larguan në drejtim të paditur duke djegur makinën pranë Rinasit.

Ora 22:46
Atentati në Lezhë, policia: Eno Nikulaj ndërroi jetë në spital

1701552510_lezhe.jpg

Foto: Makina ML ku u ekzekutua Eno Nikulaj

Përmes një informacioni shtesë të mbërritur në orën 22:44 minuta (2 dhjetor 2023) Policia e Lezhës konfirmon se 40 vjeçari Eno Nikulaj ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës’ thuhet në informacionin shtesë të policisë së Lezhës.

Ora 22:29
Atentati ndaj kushëririt të Ardian Nikulajt në Lezhë, digjet makina tip 'BMW' e autorëve pranë Rinasit, brenda gjendet kallashnikovi

 

Një makinë është djegur pranë Rinasit, disa minuta pas vrasjes së Eno Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës. Makina raportohet se është e autorëve, ndërsa brenda saj është gjetur kallashnikovi me të cilin dyshohet se është qëlluar Nikulaj.

Ora 22:20
I bënë pritë Eno Nikulajt teksa po shkonte në shtëpi, autorët u larguan me BMW ngjyrë gri me targa të vjedhura në Tiranë

 

Me një BMW ngjyrë gri janë larguar autorët e atentatit të Eno Nikulajt i cili mbeti i vrarë me breshëri plumbash këtë mbrëmje në dalje të Lezhës. Makina rezulton me targa AB138HT të vjedhura me 23 nëntor në Tiranë.

Ora 22:04
Vrasja në Lezhë/ Eno Nikulaj ishte duke lëvizur me ‘Fouristradë’, u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tjetër

Foto: Policia në fuoristradën e Eno Nikulajt, 40 vjeçarit të cilit iu bë atentat në hyrje të Lezhës, 2 dhjetor 2023

Eno Nikulaj të cilit iu bë atentat këtë mbrëmje ishte duke lëvizur me mjetin tip ‘Fouristradë’ në hyrje të qytetit të Lezhës, kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët të cilët ishin në një makinë tjetër.

Ora 21:57
Ekskluzive/ Vrasja e kushëririt të Ardian Nikulajt, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! U ekzekutua në makinë (Video)

Report Tv sjell pamjet e para nga vendi ku u vra Eno Nikulaj djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt.

Ai u ekzekutua me breshëri kallashi pranë Portës së Ujësjellësit të Lezhës teksa po lëvizte me makinë për të shkuar drejt shtëpisë së tij në Shëngjin.

Ora 21:53
Vrasja në Lezhë, Eno Nikulaj është qëlluar me breshëri kallashi te porta e Ujësjellësit

1701550479_lezhe.JPG

Foto: Makina e Eno Nikulajt, 40 vjeçarit të cilit iu bë atentat në hyrje të Lezhës, 2 dhjetor 2023

Eno Nikulaj i cili u vra këtë mbrëmje, është qëlluar me breshëri kallashi te porta e Ujësjellësit të Lezhës duke gjetur më pas vdekjen.

Ora 21:46
Identifikohet personi i vrarë në Lezhë, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (Emri)

 1701552550_lezhepolicia.jpg

Foto: Makina e Eno Nikulajt, 40 vjeçarit të cilit iu bë atentat në hyrje të Lezhës, 2 dhjetor 2023

Eno Nikulaj ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt që u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 03/12/2023 09:00

    E tash do vritet prap naj hallexhi qe punon per cope te bukes kinse morem gjakun e kshtu do shkoje kjo pune

    Përgjigju
  • San Giovanni: 03/12/2023 07:14

    Kronistët fillojnë me vrasjen e Nikulajt në Shëngjin por harrojnë të përmendin vrasjen më vonë të Lekstakajt në Balldre, në hyrje të marketit.

    Përgjigju
  • goni: 03/12/2023 04:32

    Se per c'fare arsyeje askush nuk thote gje..

    Përgjigju
  • Biznesmeni: 03/12/2023 04:28

    Biznes familjar

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2023 02:18

    Nuk duken dhe aq /ne drejtim te paditur/.Targat jane vjedhur ne Tirane dhe makina eshte braktisur ne Rinas,po afer Tiranes.Vrasesit duhet te jene /patriote/ te shperngulur ne Tirane! Fillojeni me kamerat qe mund te kene kapur vjedhesin e targave.

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 02/12/2023 22:17

    Eh shteti ..munges e madhe e shtetit

    Përgjigju
    • Yyyyy: 03/12/2023 06:31

      Cfar duhet te boj shteti: ti vej polic cdo njeriu qe ka bo lek me pislliqe dhe ndihen te fort? Gjith keta qe vriten e kan bo dicka se kot nuk te vret njeri

    • Shoku: 02/12/2023 22:42

      Ca te bej shteti keta kane filluar te vrasin njeri tjetrin para 25 vjetesh, ca te bej shteti te vej police cdo 100 metra.

  • Gazepi: 02/12/2023 21:57

    Siç thoshte edhe xhepisti gjate: kokat hengshin

    Përgjigju
    • Or tej: 02/12/2023 23:04

      Puna eshte se mund ta haje plumbin edhe kalimtari i castit or teeeejjjjj

  • Toli: 02/12/2023 21:55

    paskan ba lek boll Palajt ne Angli

    Përgjigju
    • Ehaaa: 03/12/2023 07:27

      Ti o tata qenke rrk komplet . Kush jan palajt thot e ca hyn ne ket histori ! A jeton ket bot apo erdhe itash

    • Tata: 03/12/2023 06:33

      Mund te na thuash kush jan keta Palaj e cfar hyjn ne kete histori?

    • Lezhjani: 02/12/2023 22:03

      Lek me thase

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?