Qëllohet me armë ndaj një personi në Lezhë, s'ka të lënduar! Policia shoqëron shënjestrën e sulmit, po merret në pyetje (VIDEO)

27 Tetor, 19:44| Përditesimi: 27 Tetor, 20:46

  • Share

Lezhë- Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllane.

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të një personi tjetër. Nuk raportohet për të plagosur.

Burime policore thanë se rreth 19:00, në sallën operative të Policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt një shtetasi ne fshatin Pllane.

Policia ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për këtë ngjarje është shoqëruar personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit, i cili po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me dinamikën dhe rrethanat. Ai po pyetet nëse ka mundur të identifikojë agresorët dhe konfliktet e mundshme që ka.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha: 27/10/2024 20:07

    Normal qe nuk identifikohen se jane ba gjysma e lezhes me xhama te zez polict jan me marre qat rruge e naj gjob kto me golf tresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?