Atentat ndaj 29-vjeçarit në Lezhë! Autori qëllon me armë 4 herë në drejtim të tij, plumbat depërtojnë brenda lokalit, dyshime për konflikte të vjetra (VIDEO)

21 Qershor 2020, 18:42| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 21:15

  • Share

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Mabë të Lezhës, ku një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë në superstradën Lezhë-Shkodër në momentin kur Daniel Rama ka qëlluar 4 herë mbi Odise Simonin. Plumbat kanë depërtuar edhe në lokalin e ndodhur aty pranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga personat që ndodheshin në lokal.

29-vjeçari Odise Simoni ka mbetur i plagosur me një plumb në krah dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Shkodrës, duke lënë të plagosur të riun. Sipas burimeve të dy personat janë nga fshati Gjader i Lezhës dhe kanë qenë duke lëvizur vetëm në automjetet e tyre dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të vjetra mes tyre që mund të kenë agravuar gjatë kohëve të fundit.

'Blutë' po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori e ka ndjekur 29-vjeçarin Simoni dhe sapo ka ndaluar automjetin ka qëlluar në drejtim të tij.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po merren në pyetje personat që mund të kenë dijeni rreth konfliktit që kanë pasur dy të rinjtë.

Kujtojmë se ditën e sotme, një 48-vjeçar ka denoncuar në drejtorinë e policisë së Elbasanit se në mesnatë në momentin që ishte duke udhëtuar me djalin e tij i kanë bërë atentat me armë zjarri.

Ora 19:36
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë! Autori qëllon 4 herë mbi të riun gjatë lëvizjes me makinë, plumbat depërtojnë në lokalin pranë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja në Lezhë. Autori  ka qëlluar 4 here me pistoletë në drejtim të objektivit, gjatë kohës që të dy palët kanë qenë duke lëvizur me automjete përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Ai ka qëlluar nga brenda makinës ku ndodhej dhe plumbat kanë depërtuar brenda ambienteve të lokalit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga personat që ndodheshin brenda apo jashtë lokalit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?