Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person

20 Shtator 2024, 11:45| Përditesimi: 20 Shtator 2024, 11:49

  • Share

KOSOVË-Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut, ku ka mbetur i plagosur një person. Lajmin e ka konfirmuar policia për Rajonin e Mitrovicës e cila ka thënë se i plagosuri ndodhet tashmë në spital dhe po merr trajtimin mjekësor.

Nga ana tjetër njësitë policore, po i vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar  për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, tha zëdhënësi i rajonit të Policisë së Mitrovicës Avni Zaiti.

Ende nuk ka detaje të shkakut të ngjarjes. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?