TIRANË- Një 49-vjeçar është ekzekutuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë brenda një lokali. Viktima u ekzekutua me 9 plumba çka ka bërë të pamundur që të mbijetojë. Gazetari i Report Tv Sokol Dema konfirmoi se bëhet fjalë për Edmond Papën, 49 vjeç pronar i një hoteli në Sarandë. Viktima ishte në brendësi të një lokali kur u qëllua me disa plumba dhe menjëherë u transferua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Edmond Papa i cili u vra sot në zonën e Selitës kishte mbërritur sot në Tiranë. Ai u ekzekutua në hyrjen e një lokali, pranë banesës së vëllait të tij. Viktima ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën.
Autori mësohet se ka vepruar i vetëm në momentet që ka qëlluar në drejtim të viktimës Edmond Papa. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e njohur në kryeqytet, Selitë ku Papa ishte brenda një lokali në rrugën "Fadil Bodinaku" dhe u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me disa plumba. Përbri lokalit, viktima kishte parkuar mjetin e tij luksoz tip ‘G-Class’.
Për zbardhjen e ngjarjes policia e ka përqëndruar punën në dy pista hetimore, konfliktet për drogë apo larje hesapesh.
Policia e Tiranës ka dy pista kryesore të hetimit për atentatin të sotëm në Tiranë, ku mbeti i vdekur 49 vjeçari Edmond Papa. Konflikt për drogë ose larje hesapesh janë dy pistat e hetimit të policisë. Detajet që ngritën pistat e hetimit bëjnë me dije, Papa ka qenë i skeduar më parë në Britani të Madhe dhe i dënuar në Greqi për drogë.
Edmond Papa, i vrarë sot në Tiranë, në momentet kur është qëlluar nga ekzekutori i tij ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.
Autori mësohet se ka vepruar i vetëm në momentet që ka qëlluar në drejtim të viktimës Edmond Papa. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.
Me 9 plumba pistolete është 49-vjeçari Edmond Papa pasditen e sotme në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se plumbat e kanë kapur në organe jetësore.
Report Tv ka siguruar foton e viktimës, Edmond Papa, 49 vjeçarit që ndërroi jetë sot pasi u qëllua disa herë me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë.
Edmond Papa i cili u vra sot në zonën e Selitës kishte mbërritur sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne hyrje të lokalit pranë banesës së vëllait të tij. Viktima ishte me precedent në Greqi, aty ku ka bërë burg për drogë. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën.
Kjo është makina luksoze G Class e Edmond Papës që u vra sot në Tiranë. Ajo është e parkuar në anë të lokalit ku u ekzekutua 49-vjeçari.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka raportuar se viktima Edmond Papa ka qenë pronari i një hoteli në Sarandë.
Hoteli në pronësi të Edmond Papës quhej ‘Blue Sky’ dhe ndodhej në qytetin bregdetar të Sarandës.
Dokumenti që tregon se Edmond Papa është pronari i hotelit ‘Blue Sky’
Shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Edmond Pjetri në një prononcim për media është shprehur se policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
Edmond Papa u qëllua me breshëri plumbash në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.
“Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Edmond Papaj. Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra në spital. Ishte banues në Sarandë. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.”- tha shefi i komisariatit numër 2, Emdond Pjetri.
Edmond Papa i cili u vra pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë, vdiq në spitalin e Traumës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Bodinaku në brendësi të një lokali ku 49-vjeçari është qëlluar disa herë me plumba.
“Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku", në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.- thuhet në njoftimin e policisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Edmond Papa ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra brenda lokalit në zonën e Selitës. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.
Kta bizesmen jan pjellat e Sali Bajgës se ai i bëri bizesmen kriminelët, hajdutët, injorantët, e analfabetët. Pra me një fjal Sali Bsjga e ka djeg Shwiprin në 7 breza.
PërgjigjuA kishte te bente me kudretin ky ca e kishte?
PërgjigjuTi laci, urgjent të kthehesh klasen e parë se as shqip nuk di te shkruash. Ik ha qofte tani
Pse tek ne vazhdojme ti quajme biznesmene te denuari per vepra kriminale or teeeejjjjj?
PërgjigjuEpo kto biznese kemi ketu or tej. O droge, o vrases me pages, ose trafikant. Biznese jan dhe keto. Qe kshu dhe ky robi na doli biznesmen
te kontrollohen kamerat,,,dhe gjindet....
Përgjigju