Foto nga vendi ku ndodhi vrasja

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Në kërkim autori

26 Mars, 08:04| Përditesimi: 26 Mars, 08:14

  • Share

Prishtinë- Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas policisë në Kosovë ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Naser Gashi, ndërroi jetë në spital. 62-vjeçari përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

Ndërkohë i plagosuri Miftar Miftari, 41 vjeç, ndodhet ende në spital.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, kanë deklaruar autoritetet spitalore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se autori i dyshuar është i identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

"Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Ahmeti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?