Të shtëna me armë në Pukë! Kryebashkiaku: Janë sulmuar mbështetës PS! Në kërkim autori 26-vjeçar, djali i ish gjyqtarit dhe krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta

6 Maj 2023, 08:18| Përditesimi: 6 Maj 2023, 14:50

  • Share

PUKË- Krisma armësh pas mesnate në dalje të qytetit të Pukës, morën nuanca politike në javën e tretë të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.  Policia arriti të identifikojë autorin, Klaudio Prendi, 26-vjeçar nga Puka dhe me banim në Tiranë, i cili u shpall në kërkim.

Kryebashkiaku socialist, Gjon Gjonaj, i cili kërkon një mandat të tretë në garën e 14 majit, ishte i pari që i dha kthesë politike incidentit. Sipas tij, rivali politik, Rrok Dodaj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka paguar njerëz me precedentë penalë, që të kërcënojnë socialistët.

 “Pasi kanë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste duke ju drejtuar dhe armën, në largim e sipër, nga automjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. Ta harrojë Rroku që mendon se mund të marrë bashkinë nën presionin e armëve, dhe as njerëzit me precedent që ai ka sjellë me pagesë në Pukë. Një lutje të sinqertë bëj për të gjithë mbështetësit tanë” të shmangin provokimet e sojit të këtyre që mendojnë se Puka voton nën kërcënimin e armëve të mercenarëve, të cilët kanë zbarkuar nga qytete të tjera me qëllim frikësimi”, tha Gjon Gjonaj, Kandidat i PS, Bashkia Pukë.

I ashpër në përgjigje, Rrok Dodaj, kandidat i dyshes Berisha-Meta thotë se është Gjon Gjonaj ai që rrethohet nga kriminelë për t’i bërë presion qytetarëve për votën.

 “Ngjarja ka vetëm një autor, Gjon Gjonajn, dhe një bashkëpunëtor, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, i cili është i angazhuar publikisht në fushatën e kreut të bashkisë. Killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës. Uragani i mbështetjes sonë qytetare, ka zgjuar instiktet kriminale të kreut aktual të bashkisë, i cili në çdo fushatë mbledh garnizone paramilitare dhe i përdor për kërcënime votuesish”, tha ai.

Sipas policisë, autori i dyshuar i shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë në ajër, dhe është identifikuar edhe automjeti nga i cili ai ka shtënë duke qenë në lëvizje. Bëhet fjalë për një makinë luksoze dhe mjaft të shtrenjtë, “Maserati”.  I riu që blutë po kërkojnë, Klaudio Prendi, është djali i gjyqtarit Fran Prendi, i cili ka dhënë dorëheqjen para vettingut, pa u vënë në filtër për pasurinë, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Ora 11:53
Të shtënat me armë në Pukë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: E bënë socialistët, killera me pagesë po indimidojnë mbështetësit e opozitës

Pasi socialistët e akuzuan se ka gisht në të shtënat e armë në punë, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Ai jo vetëm e ka mohuar, por edhe i është përgjigjur me një kundër akuzë, duke i bërë vetë socialistët fajtor për këtë ngjarje.  Sipas tij, PS dhe “vrasës me pagesë” po intimidojnë mbështetësit e opozitës.

“Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan. Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës.

Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien "pre" e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t'u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës. Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS. Dua t'i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji.

Të nderuar qytetarë!Vullneti i lirë i juaji, përtej përpjekjeve të bandës së Gjon Gjonajt dhe individëve me precedentë penal, që i ka mbledhur rreth vetes në përpjekjen për të ushtruar presion mbi ju, do do të lexohet saktë dhe askush s'do guxojë t'a devijojë për llogari të askujt. Uragani i mbështetjes sonë qytetare, ka zgjuar instiktet kriminale të kreut aktual të bashkisë, i cili në çdo fushatë mbledh garnizone paramilitare dhe i përdor për kërcënime votuesish.

Aanjë lëkundje në misionin tonë, më 14 maj largojmë bandën nga uzurpimi i bashkisë dhe i rikthejmë instirucionin qytetarëve. Ngjarja e mbrëmshme ka vetëm një autor, Gjon Gjonajn, cili do mbahet mend gjatë për prishjen e traditave dhe vlerave të bashkëjetesës sonë qytetare dhe një bashkëpunëtor,shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, i cili është i angazhuar publikisht në fushatën e kreut të bashkisë.

Duke e dënuar ashpërsisht incidentin, apeloj kamikazin politik, Fiqiri Dani, të qëndrojë larg veprimeve me karakter shantazhues, pasi asgjë nuk i shpëton syrit dhe monitorimit tonë! Puka dhe pukjanët duan ndryshimin! Ndryshimi do vijë përmes votës së lirë dhe askush s'do guxojë ta prekë shenjtërinë e saj! Zoti bekoftë Pukën dhe pukjanët”, tha Dodaj.

Ora 09:37
Të shtënat me armë në Pukë për politikë? Autori djali i ish gjyqtarit të dorëhequr nga Vettingu dhe krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta

1683361983_maxresdefaulttTE5cjbJftransformed.jpeg

Klaudio Prendi është autori i të shtënave me armë në Pukë. Mësohet se ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi  Vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj. Kjo shton dyshimet se ngjarja ka ndodhur për motive politike.

Ora 09:01
Të shtënat me armë zjarri në Pukë, Policia: Shpallet në kërkim autori 26-vjeçar

1683024563_policiae.jpg

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Mësohet se bëhet fjalë një 26-vjeçarin, Klaudio Prendi i cili rreth orës 00:20, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz ka qëlluar me armë në ajër. Në njoftimin e Policisë, nuk specifikohet se ngjarja ka motive politike.

“Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kapjen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e  shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.  Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Budalliku: 06/05/2023 14:08

    Hahaha kto akoma vriten per partin,këto qe bejn kështu pislleqesh jane fëmijët e te korruptuarve e gjakpirsve e hajduteve e arroganteve e matrapazeve qe kane sunduar Puken per 32 vite si te majte e si te djathte,këto felliqesira drejtusish mendojn veq per vete e per xhepat e vet edhe njerzit ne Puke e gjithe Shqipërin jetojn ne varferi si ne Afganistan,mjerim kush i ndjek e kush voton per këto plehra

    Përgjigju
  • Milano: 06/05/2023 12:30

    Mjeri ky popull ku ka perfundu,pushtearet e dyja paleve duan pushtet per xhepat e vet,fukarenjt e budallenjt I ndjekin per nje thes miell per 50 Euro ose per nje tullon nafte,edhe perfundimi dihet,kush do qe te fitoj,shpresa e vetme esht gomonia per Angli,te mjerët ky popull ne qar gjendje jane

    Përgjigju
  • e drejta: 06/05/2023 10:22

    DIHET QE VETEM SHPELLARET E KANE MENDJEN TEK DHUNA DHE VRASJET...RREMPALLE HESAPI

    Përgjigju
  • Shqipëria: 06/05/2023 10:21

    Sa shumë te dokan pukjanet o kryebashkiak pa zgjedhje

    Përgjigju
  • fuati: 06/05/2023 10:08

    Pukjanet jane te zgjuar dhe e dine mire qe Edi Rama kete qytet e ka bere nje atraksion turistik te shkelqyer por pyll pa derra nuk ka sepse dyshja kriminale NON GRATA FLORIRI vetem te vrasjet e vjedhjet jane.

    Përgjigju
  • Pukjan i vjeter: 06/05/2023 08:41

    Gabohesh rende i nderuar. Policine e ke nen urdhra dhe ti e di mire se kush ka qelluar dhe pse. Gjithsesi Gjok Matia ta zgjidh direkt problemin sidomos kur behet bashke me Hamdi Shurranin.

    Përgjigju
  • Lufi: 06/05/2023 08:34

    Ik mor debil, ku merr vesh ti. Ti je pa vizion fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?