Vrasje e dyfishtë mbrëmjen e së hënës në Romë të Italisë. Një burrë dhe një grua me kombësi kineze u vranë në lagjen Pigneto teksa po ktheheshin në shtëpi rreth orës 23:00, raporton La Repubblica. Viktimat janë identifikuar si Zhang Dayong, 53-vjeç dhe partnerja Gong Xiaoqing, 38-vjeç.
Të dy u qëlluan në kokë nga një vrasës që ishte në këmbë, i cili i priste jashtë derës së pallatit ku banonin. Përpjekjet për t’i shpëtuar ishin të kota pasi vdiqën në vendngjarje, përpara se të transportoheshin në spital.
Karabinierët e komandës provinciale të Romës dhe njësia hetimore kanë nisur hetimin për vrasjen e dyfishtë. Hetuesit gjetën gëzhoja të shumta në tokë. Raportohet se të paktën dhjetë herë është qëlluar ndaj tyre.
Deri më tani janë kryer kontrolle duke përdorur kamerat e vëzhgimit në zonë që mund të kenë kapur momentin kur janë arratisur vrasësit. Burri është goditur nga disa të shtëna armësh, disa prej të cilave kanë qenë në kokë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një larje hesapesh apo një grabitje.
“I kemi dëgjuar shpesh duke u grindur”, thotë një grua, e tronditur si të gjithë banorët e zonës.
“Disa familje kineze jetojnë në këtë ndërtesë”, shton një burrë, i cili jeton disa hapa larg vendit të vrasjes.
"Ka qenë gjithmonë qetësi. U ktheva nga puna dhe e gjeta veten përballë një skene të tmerrshme."
Komente
