Atentat në Dobraç, plagoset rëndë shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe dhe i ati, shpëton e shoqja! Gjendet motori i autorëve, shoqërohen në polici 3 persona (VIDEO)

11 Tetor 2020, 12:46| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 21:16

  • Share

SHKODËR- Atentat Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen "5 heronjtë e Vigut". Mësohet se i plagosur ka mbetur Mentor Hasanaj 37-vjeç, shefi i policisë dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç, ndërkohë ka shpëtuar mrekullisht e shoqja, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Hasanaj është plagosur rëndë, e për pasojë është dërguar me Urgjencë drejt Tiranës. 

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku siç mund të shihet makina e policisë me targë AA 019 AJ ka marrë plumba nga ana e shoferit, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj. Nga sa raportohet deri më tani, autorë kanë qenë 2 persona me motor. Nuk dihen ende shkaqet, por mendohet se ka lidhje me detyrën e 37-vjeçarit.

Deri në këto momente policia ka bërë të mundur gjetjen e motorit të autorëve që realizuan atentatin. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 3 persona të dyshuar se kanë dijeni për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe. 

Policia po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmë të autorëve. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ora 21:07
Gjendet motori i autorëve të atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake, shoqërohen 3 persona në komisariat

1602489875_hasanajmotorr.jpg

Motori që përdori autori gjatë atentatit

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur gjetjen e motoçikletës më të cilën udhëtonte autori i atentatit ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Burimet bëjnë më dije se motoçikleta është gjetur vetëm disa metra nga vendi ku është kryer atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadeve.

Mësohet se motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00.

Policia ka arritur të bjerë në gjurmët e mjetit pas kërkimeve me metoda të specializuara, ku burime pranë grupit hetimorë tregojnë se për gjetjen e mjetit dhe kërkimin e autorit të kësaj ngjarje janë përdorur edhe dronë, ndërkohë që ende blutë e Shkodrës janë në kërkim dhe po punojnë për identifikimin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Shkodrën mesditën e së dielës.

Ora 14:02
Iu bë atentat/ Shefi i policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe në gjendje të rëndë, dërgohet drejt Tiranës

Report TV mëson se shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Ora 13:57
I shpëtoi mrekullisht atentatit që iu bë burrit të saj, reagimi i bashkëshortes së shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe (VIDEO)

Mentor dhe Xhelal Hasanaj janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihën e duhur mjekësore pas atentatit që iu bë. Fatmirësisht atentatit i shpëtoi bashkëshortja e 37-vjeçarit. Report Tv sjell video të saj, teksa shihet e tronditur pas asaj që ka kaluar

Ora 13:25
Atentati ndaj shefit të policisë Bashkiake në Malësisë së Madhe/ Shpëton mrekullisht e shoqja, mbërrin FNSH e Shkodrës

1602414778_shkoder.jpg

Policia e Shkodrës jep detaje mbi atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj. Mësohet se në makinë ka qenë dhe graja e Hasanajt, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

"Më datë 11.10.2020,  rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik,  një person i paidentifikuar që qarkullonte me  motomjet,  ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe   ku udhëtonin  shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake  në Malësinë e Madhe  dhe Xh. H., i ati i tij,  të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore  dhe po  kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit", njofton policia.

Ora 13:16
FOTO/ Ky është shefi i i Policisë Bashkiake që iu bë atentat, në makinë ishte me babanë

1602415138_mentor001.jpg

Ky është Mentor Hasanaj, 37-vjeç, shefi i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe të cilit iu bë atentat ditën e sotme afër "5 heronjtë e Vigut" në Shkodër. 

Ora 13:08
EMRAT/ Ky është shefi i Policisë Bashkiake dhe babai i tij që ranë pre e atentatit

1602414516_Sequence01.00000000.Still029.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e dy personave që ranë pre e atentatit pak minuta më parë. Mësohet se bëhet fjalë për Mentor Hasanaj 37-vjeç , shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç.

Ora 12:57
Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset shefi i policisë Bashkiake të Malësisë dhe Madhe dhe një tjetër, autorët dyshohet se ishin me motor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur i shefi i policisë dhe një person tjetër. Dyshohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tyre për motive ende të paditura.

Ora 12:54
Kjo është makina e Policisë Bashkiake që u qëllua në Shkodër (VIDEO)

Repor Tv sjell pamje nga makina e Policisë Bashkiake ndaj të cilës u qëllua me armë. Kjo është makina e policisë, ku mund të dallohen qartë shenjat e plumbave.

1602413610_shenjaplumbit001001.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elina: 11/10/2020 20:04

    Bashkine malsi e madhe e drejton nne socialist ,ushtar i Paulin Sterkajt. Ky kryetar mendjemadh qe ben 1 ore me nxjerr 1 fjal quhet Tonin. Sherim te shpejt dy te plagosurve dhe dyshoj qe ndoshta ka lidhje me ato parcelat

    Përgjigju
    • Loni: 12/10/2020 10:31

      Jo me Jo ska mundesi... Po ato qe I Kan gjuajtur I Kan dal jasht anormales sepse per shkak te detyres shkon direkte 15 vjet pasta ne rradhe te tjerat me rradhe... Dmth eshte nje ajke person qe nuk ben nena edhe mban edhe post drejtues... Hahaha ropt mu ne dhip ketyre bajgave politike opo te gjithe keshtu I pafsha. Sepse imorli na Ben moral na del I kulluar edhe I moralshmit up koken edhe fshihet. U djegshim me shpi e katani ordinerat me te medhenj te ketij kombi. Edhe del ne lajme si heronj keta pislleqe politike!

  • Alb: 11/10/2020 17:08

    Per di e ma bukur po lulzon shqipniaj.

    Përgjigju
  • MUKAÇI SUNTAUL: 11/10/2020 16:18

    O KOMENTUS KENI TË DREJT PSE DUHET PËRDOR MAKINA NË DIT DJELE. PO KTA TË PD KSHU E QUAJN E KAN PRONËN E BABËS TOK E XANME. PRANDAJ O KOMENTUS KOMENTONI TAMAM JO SI PALLOSHA SE BASHKIN E KA PD K*KA JO RILINDJA. PRA KUPTONI QË DHE NË KOMENT DILNI BLLOF MOR BURRA KOTI.

    Përgjigju
    • Shoku: 11/10/2020 17:17

      O P*llosh ketu komentuesit po komentojne per mjetin e shtetit qe perdor ky miku diten e diel per te vjele gjobat me gruan dhe jo ca partie eshte a kupto?

  • kriminel: 11/10/2020 16:11

    pse krimineli vesh roben e shtetit dhe nget makine shteti, kjo nuk do te thote qe shoku i vet kriminel mos e gjeje aty ky ehste dhe ti zbraze karikatorin deri ne fund. nuk me ka ndjek njeri me motor e gabimisht te me beje shoshe makinen time a te shtetit deri me sot .... e dine shume mire se ku do e bejne zararin.... ai stan ate bulmet ka dhe nuk eshte cudi. qani si ngriti dore mbi makinen e shtetit qe e paguajme une e ti?! po keshtu eshte kur brenda ne makine eshte kriminelli a prokurori i koruptuar. E nuk pyet me njeri nese ke pertkun e shtetit (qe ehste kriminel ne pjesen e vete pikerisht nga keta njerez)

    Përgjigju
  • Kopliku: 11/10/2020 15:50

    Nuk e besoj qe Tori te kete njerez te pakenaqur nga puna apo jeta e tije e AQ me teper te kete armiq. Besoj shume qe eshte ngaterruar adrese, sepse eshte nje njeri I mrekullueshem dhe nje punonjes shteti I shkelqyer. I uroj nga zemra sherim te shpejte ,sepse ata qe e njohin e dine qe eshte zoteri me plot kuptimin e fjales. Ju lutem komentuesve qe te mos abuzojne me komentet , sepse nuk e njohin cfare zoteri eshte. Lutem ZOTIT te sherohet.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 11/10/2020 19:24

      Nese eshte keshtu siç thua ti atehere nuk ka ngelur tjeter te themi se ka filluar fushata zgjedhore.....

    • Shoku: 11/10/2020 17:20

      I dashur Koplik mos e ngaterro dollarin me ate mikun, ata qe e qelluan nuk ishin nga shoqata e te verberve qe kam shume respekt por kishin nje adrese dhe makina e shefit te policise bashkiake nuk ngaterrohet o mik se duket 1 ore larg, me vjen keq per ty qe ke pagu per te bo letrat e prones te ky se nuk do te mbaroj pune.

  • aaaaaaaa: 11/10/2020 15:17

    O pipell...eshte goditur atomjet shteteror dhe punonjes i shtetit dhe kjo eshte ngjarje shume e rende.Pastaj diskutoni pse doli te dielen dhe jo te shtunen,

    Përgjigju
    • Shaban: 11/10/2020 15:30

      Nuk e dime a e kane godit per shkak te detyres apo per abuzim me detyren.

  • Sali Berisha: 11/10/2020 15:08

    Pra te nderue malok te mi neqoftese me kundershtoni do ju boj lapidar si Haklajt Ju solla ne Tirane te toka e xonme Por mos me kujtue kush jom une osht si me pa ferrin

    Përgjigju
    • Toni: 11/10/2020 18:53

      @ Sali

  • alfonsi: 11/10/2020 14:49

    jam alfonsi jam edhe langaraq se srri dot pa komentu po dite djele ca ben ky me makinen e shtetit

    Përgjigju
    • alfonsi i sat eme: 11/10/2020 23:24

      jo jam ai alfoni bq e lanagaraq spiun ke shkb

    • Alfonsi (i sat eme): 11/10/2020 22:43

      Ti nuk je alfonsi por ndonje oficer nga ata te hashashit qe tu ka permendur emri si psh shefi i krimeve i vlores,ish shefi i komisaritit te krujes etj ,do te kete djegur shume e verteta prandaj shkruan perdite per alfonsin,drogaxhi.

    • Timi: 11/10/2020 19:52

      Kishte takim me motren tende

  • Shoku: 11/10/2020 14:48

    Ky paska dale dite diele me vene gjoba me gruan dhe me uniforme e makinen e shtetit,populli nuk duron me keto presione nga militante qe vjelin gjoba ne biznese apo prishje objektesh, nuk te qellon njeri kot pa nje motiv te forte po ketij i ka ngel sharra ne gozhde keq diku.

    Përgjigju
  • Ana: 11/10/2020 14:30

    Une mendoj qe meshkujt nga veriu nuk duhet te martohen se marrin ne qafe familjen. Jane te gjithe me arme, ne gjakmarrje dhe me ndonje vide manget. Sorry

    Përgjigju
    • Memaliaj: 11/10/2020 23:44

      O tepelensi bravo per komentin qe ke shkruar, por je keqkuptuar me Leo-n.

    • Tepelensi: 11/10/2020 21:19

      Edhe kur te them.meso histori ja paskam qelluar tamam.meqe je shkodran tet tregoj pak histori xhaxhi nga tp ty se sdike asgje per historin e shkodres.hasan pashen e tradhtoi esat toptani.osman bali dhe nji kavajs qe sme kujtohet emri.ne nga tepelena mund te jemi kacak hajdut etj etj ama te preren ne bes se kemi ne .po te shikosh holl holl i bie qe ata qe te presin ne bes i ke ne afersi te shkodres

    • Tepelensi: 11/10/2020 21:13

      O leo po ti po gjykon nga ana gjeografike.lexo komentin qe ke ber kundra anes dhe direkte ke futur 3 qytet duke i shar.hajt spo ta prish meqe qenke prekur e po te jap te drejt per tepelenen dhe skraparin po me.permetin cfar pate? Me permetin e vellezerve frasheri.e kupto se kush gjyko gjeografisht tani.nejse ke mendimin tend e fishkellen si te duash prandaj esht demokraci mund te shprehet edhe i zgjuaro edhe budalli edhe " mendjemadhi" bec mos harro mos u mburr se keni njo shprehje ju pèr mburravecet

    • X anen: 11/10/2020 19:45

      Hahaha i madh ky koment. Fatkeqsisht ashtu eshte. Jane akoma shpellare

    • Leo: 11/10/2020 18:02

      O tepelenas qa te paska djeg midja, me vjen keq nga kush varet shqiperia e shkrete ,nje dite hyj e lexoj komentet injorante tuaja edhe ate dite gjej njerez te varur me gjyku nga ana gjeografike, me vjen keq qe nuk i kupton shkodranet,se ne fakt ju na sollet edhe humorin portokalli... ah se harrova si e kishte emrin ky cuni nga tepelena qe erdhi edhe e preu ne bese Hasan Riza Pashen ne rrethimin serbo-malazez ne Vrake Malesi e Madhe..

    • Tepelensi: 11/10/2020 15:51

      Ti o leo kur flet per tepelensit se pari duhet te mendosh qe sjemi mbajt per emigrant por per te tjera gjera prandaj lexo pak histori pastaj ha hallvasi.se historia thot qe turqit trodhen veriun nga kurbini ne grud .nejse po ta marr te mireqen ate qe thua qe shkonin ne amerik e vinin te tredhur po a e di ti cu kan ber shkodraneve turqit e serbet bashk me malazez ne ato vite? Po se dite pyet gjyshen cfar i ka treguar stergjyshja.djepi kultures juve se keni pas nji migjen ahahah.per cfar mbaheni tjeter si djep kulture juve ne krahasim me permetin kot me e ditur? Copa e lopes qe kur te djeg permend qytete te tjera e ndoshta kjo ana psh mund te jet laciane ose lezhjane .dhe e funit meqe jeni djepi i qyteterimit shqiptar pse te djeg fjala malok se ju shkodranet vet i quani malok keta te malesis se madhe ne mos gaboj.e fjala malok ska te bej me vendin ku jeton po me ment e kokes .malok quhet robi trash e ashtu ka edhe nga anet tona po ne sna djeg fjala malok se e dim per se behet fjal.malesor me malok ka ndryshim e ska asnje lidhje o copa mishit asnje lidhje me qytetet ose vendet po me njerezit qe jan te trash e skan men.tani reflekto pak e kthe pergjigje se e di qe do fillosh te shash prap ato 3 qytetet e vetme te jugut qe di.

    • Altini: 11/10/2020 14:54

      Nuk ka qene nga veriu ai qe vrau 8 kushurinjt e vet ne Vlore para 2-3 vitesh

    • Leo: 11/10/2020 14:49

      Me vjen keq qe njerez si kjo ‘ana’ mendojne edhe perfshijne gjith verioret,ta dish mire ti moj ‘ana’ se kur eshte njohur shkodra si kryeqendra e shqiperise ju te ashtequajturit te qyteteruar nga skrapari, permeti a tepelena me shoke ju iknin meshkujt ne kurbet edhe vinin te tredhur nga Amerika , keshtu qe mos fol per shkodren se del e humbur

  • qytetari: 11/10/2020 14:20

    I uroj sherim te shpejte. Por, makina eshte prone shteterore dhe diten e djele nuk duhet levizur me makinen e policise per turizem se bashku me familjen, prej ketej fillon gjithe zanafilla e ngjerjeve qe implikojne punonjesit e shtetit.

    Përgjigju
  • Tini: 11/10/2020 14:10

    Ajd e pago taksat. Imagjino cfare ndodhe pas syve te qytetareve??

    Përgjigju
  • QazimM: 11/10/2020 14:10

    Jam kurioz pse shefi i policise ka qene duke levizur me makinen e punes diten e djele bashke me familjen? Apo po shkonte te bente ndonje qoke ndokund?

    Përgjigju
  • Sot e diel: 11/10/2020 14:05

    Cne ky del me makin te shtetit e me naften e shtetit dit pushimi me familje

    Përgjigju
  • Rusi: 11/10/2020 14:00

    O shefa e polic ordinere mas bani sikur jeni zoti mbi tok kur veshni nji uniform policie se nuk e rrun kush k... per ju . Se dhe ne shkoder do cerra qe jan vesh polic me kurse 6 mujor kujtojn se i shpeton uniforma nga plumbat

    Përgjigju
  • Hajde Hajde: 11/10/2020 13:52

    Po shyqyr keni pështuar po Familjarët ç Punë kanë që lëvizin në Makin të Shtetit e rrezikojnë edhe Kokën

    Përgjigju
  • Shaban: 11/10/2020 13:48

    Makinen e bashkise e perdor per te bere xhiro me familjen?? Taksat e fukarait nuk perdoren per qefe private.

    Përgjigju
  • Marvi: 11/10/2020 13:44

    Vetem nji kurjozitet kam, dite e djele, pra dite pushimi, cdo ky shefi policise bashkiake qe leviz me mjetin e SHTETIT me familjaret brenda??!! Pra i bie qe taksat e atyre pak bizneseve te zones shkojne qe ky tboj xhiro private me mjetin e shtetit. E para mire ja kane bo se kot stbje njeri nqafe, e dyta ky duhet te shkarkohet sepse nket rast quhet abuzim detyre

    Përgjigju
  • Asterix: 11/10/2020 13:36

    Derrmojini keta qente e rilindjes se vetem per tju rene fukarenjve me qafe jane.perdite te tila degjofshim

    Përgjigju
    • ROMA: 11/10/2020 23:19

      O ASTRIT QE NXIT LUFTE MES VLLEZRVE. CPUNE KA PARTIA KETU ,NE BASE TE KOKES TENDE ANALFABETE DUHET TI VRASIN TE TERE VLLEZRIT E MOTRAT TONA SE JANE ME PARTIN DEMOKRATIKE,TURP I MADHE KOMENTI JOTE,TE TERE SHEFAT E POLIZIS TE GHITHE LEVIZIN ME MAKIN E SHTETIT,,,,,,, GHYNA E TE SHEROHET SA ME SHPEJTE POLIZI SHTETE SHKERDHATE FILLOJNE SGJEDHJET TANI CDO DITE KY MUHABET ESHTE TALIBANNNNN VARI K....N

    • Per asteroidin: 11/10/2020 15:47

      PD-ja nuk ka per momentin asnje bashki o koqe.eshte i rilindjes dhe nuk e luan topi.jo se ata te Pd jane burra te mire po kaq Pisa Sa keta nuk ka njohur historia e shqiperise

    • Burgu: 11/10/2020 14:44

      Keta lapera duan burgun dhe cka eshte me kryesorja tu meret pasuria. Ky fakiri kaq e kishte hapin, max bente xhiro me makine policie, po ke pa fund ne kreqytet qe jane miliardera e pare pa mase, sdine ku ti cojne. Ketu katandisi rilindja kete shtet. Jepi popull behu gati ne 25 prill!!! Dita per te ndeshkuar me vote

    • asteroidi: 11/10/2020 14:09

      o asteroid bashkin e ka PD hahahahahaha bualla

  • Toni: 11/10/2020 13:16

    Shtet zullumqaresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?