SHKODËR- Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë qiraja e shtëpisë që Petrit Vuksani ia kishte lënë të afërmit të tij, Lekë Vuksanit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por burime për Report Tv bëjnë me dije se Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani janë konfliktuar fillimisht brenda banesës për çështjen e qirasë. Petrit Vuksani i ka kërkuar paratë dhe ata kanë debatuar. Më pas dyshohet se Lekë Vuksani e ka qëlluar me armë zjarri automatik, Petrit Vuksanin dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Report Tv ka siguruar foton e viktimës Vuksani, si edhe sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se në zonën ku ka ndodhur vrasja ka edhe kamera sigurie që mund të ndihmojnë grupin hetimor për në gjurmët e autorit, Lekë Vuksani. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.
51 vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij jetojnë në Itali.
Viktima Petrit Vuksani
Aurori i vrasjes Lekë Vuksani
Dyshohet se Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ditën e sotme në Shkodër është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi që i kishte marrë me qira banesën. Lekë Vuksani dyshohet se është autori, i cili e qëlloi për vdekje 51-vjeçarin dhe më pas u largua në drejtim të paditur.
Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij. Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.
"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V", njofton policia.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku 51-vjeçari Petrit Vuksani u vra brenda banesës së tij. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se në zonën ku ka ndodhur vrasja, në lagjen 'Tom Kola', ka edhe kamera sigurie që mund të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar autorin, apo për të rënë në gjurmët e tij.
Vuksani u vra brenda banesës së tij, ndërsa ishte i vetëm. Një person është futur dhe e ka qëlluar me armë e më pas është larguar. Ai kishte 1 muaj që ishte kthyer nga banesa.
Report Tv ka siguruar foton e 51-vjeçarit Petrit Vukasni i cili u ekzekutua mesditën e sotëm në Shkodër brenda banesës së tij. 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar ndërsa shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta. Petrit Vuksani kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Sipas policisë rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri Petrit Vukasni.
‘Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.
51-vjeçari Petrit Vuksani që u vra ditën e sotme në Shkodër ishte kthyer para një muaji nga Anglia. Report Tv mëson se ai është qëlluar me armë në banesë. Mësohet se autori i ka hyrë 51-vjeçarit Petrit Vuksani në shtëpinë e tij dhe e ka ekzekutuar.
Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Report Tv mëson se ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani.
Njerëz të marrë!!
PërgjigjuVrassesi qeka qeraxhiu i tij . Viktima mesa duket i ka kerku qeran dhe ky ne vend te qeras i dha plumbin . Ke frik te shkosh ne Shkoder se armet jan jasht kontrollit
PërgjigjuPo si iu fut ne shtepi? Atehere vrasesi ishte nje i njohiur i tij. Kriminalitet i lart n Shkoder se esht nje qytet qe drejtohet ne form rumpalle.
PërgjigjuLexo o pallosh dhe pastaj komento , shiko mbiemrat qe i kan te njejte dhe pastaj fol .
Mos eshte ky qe kishte lene shpine me qera Dhe ja kishin kthyer ne depo ashashi ne velipoje ?! Se i kishte denoncu me duket qe ja kane kthy shpine Ne magazine.. dhe jane ne burg ato sot.
PërgjigjuAmita me pipke e dinte ai ....... gjak pa lare edhe hak pa mare nuk ka ne kete bote. Me njeren menyre ose me tjetren do ti shlyesh ......
Përgjigju