Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Pukë, vdes 44-vjeçari! U dërgua në spital nga dy persona të paidentifikuar, ndërroi jetë në sallën e operimit (EMRI)

27 Shtator 2022, 21:20| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 23:06

  • Share

PUKË- Një 44-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të marte në Pukë. Report Tv ka mësuar se ka ndërruar jetë Pjetër Kola 44-vjeç, nga Lezha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Qafë Çelë, në rrethana ende të paqarta. Mësohet se 44-vjeçari është dërguar në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës nga 2 persona ende të panjohur, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për pasojë u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër. Ai kishte marrë një plumb në bark dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli të mbijetonte. 

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ora 21:57
U plagos sot në Shkodër, ndërron jetë 44-vjeçari në sallën e operacionit

Ka ndërruar jetë 44-vjeçari, Pjetër Kola, i cili u plagos mbrëmjen e sotme në Shkodër. Report Tv ka mësuar se ai ka ndërruar jetë gajtë operacionit. 

"Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.  Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia. 

Ora 21:25
U plagos sot në Shkodër, Report Tv zbardh emrin, kush është 44-vjeçari që u qëllua me armë

Report Tv ka zbardhur emrin e personit që mbeti i plagosur në Shkodër. Ai është Pjeter Kola 44-vjeç.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 27/09/2022 22:01

    Si nuk u ben nje here njerez keta, vazhdojne akoma me hakkmarrje.

    Përgjigju
    • Anonim: 27/09/2022 23:17

      KAN PER TE NGEL INJORANT DHE PER 1 SHEKULL .

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?