Ende pa u mbyllur zhurma e vrasjes së paradites së sotme në Durrës ku u eliminua Mond Çekiçi, një tjetër atentat me armë zjarri është regjistruar në vend. Këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Në Shkodër janë qëlluar me armë dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët kanë mbetur të plagosur! Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar. Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.
Policia ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që burime për report Tv bëjnë me dije se është identifikuar autori, Besmir Perkola i cili tashmë është në kërkim nga forcat e policisë.
Besmir Perkola mësohet se është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku mbeten të plagosur 2 vëllezërit Hot dhe Marian Doçi.
Autori tashmë është në kërkim nga forcat e policisë.
Gentian Doçi, kushëriri i 2 vëllezërve që i është bërë atentat sonte në Shkodër, është njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.
Ai gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.
Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku. Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait. Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari tek Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:“…njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala…”. Besohet se Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllain e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim mes fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.
Shtetasi Anglez ka qenë pritësi i lëndës narkotike Kokainë në Britani, ndërsa dërguesit e këtij malli, dyshohet të kenë qenë në Ekuador, Dritan Rrexhepi nga Vlora dhe Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës. Në pamundësi për të liruar ngarkesën prej 283 kg lëndë narkotike, Anglezi ka njoftuar dërguesit e mallit Rexhepin dhe Doçin, duke i treguar situatën. Kaq ka mjaftuar që më pas negociatat me Astrit Prengën dhe Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Angli, ti mbajnë Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi. Rrexhepi e Doçi, kanë biseduar në telefon me vëllezërit Prenga, Astrit dhe Ndrek Prenga, duke i kërkuar të mos i preknin mallin dhe t’ia linin të lirë pasi ishte e tyrja. Këmbëngulja e Astrit Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se nuk kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët dhe likuidimin e kishte me anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Nga ana tjetër vëllai tjetër në burg Ndrek Prenga, dyshohet se i ka pohuar Rrexhepit se pjesën e tij do ja kthenin, pasi do fliste me Gëzim Shullanin, Astrit Prengën dhe persona të tjerë, për ti dorëzuar pjesën e tij. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi, kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga të vetmit vëllezërit Prenga që banonte në Kamëz, pikërisht Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i pa përfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për t'u marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.
Dy vëllezërit e plagosur, Hot dhe Marian Doçi, raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar. Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës.
Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarje e plagosur së 2 vëllezërve Doçi në Bardhaj të Shkodër.
Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sonte në Shkodër ku kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër.
“Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Janë mësuar identitetet e dy personave të plagosur me armë zjarri në Bardhaj të Shkodrës. Report Tv mëson se bëhet fjalë për vëllezërit Hot dhe Marjan doçi.
Ketyre familjeve qe vrasin e presin ne baze te kanunit perziheshin nga fshati ku banonin leciteshin,,,duhet zbatuar kanuni me keta familje kriminelash,,,perzejini me dhune...me arme..vetem keshtu pastrohet fshati.....
PërgjigjuTy te paskan perzan trunin..... Kto lloj njerzsh kur "i debon" dhe i largon nga shoqnia bahen edhe ma te kqi, kta vetem nepermjet shoqnis, dhe socialitetit mund te bahen ma pak te dhunshem, kurse si thu ti, bahen ma problem!
Gentian doci dhe fisi I tij kan par gjithmone punen e tyre dhe kane anuar gjithmone nga e drejta mirepo xhelozat intrigantet e tpadineimanet normal duan te fusin me vorbullen e tyre
PërgjigjuS kan lyp probleme najher, kan nejt ne pun te vet, lek kan, shok kan, mir shkojn me najni tjetrin! Zanafilla docve ka fillu me hakmarrje, kur vritet elton doci, e axha i gentit....historia asht e gjat! Genti munet me ken gjaknxeht po asht i meqem e burrnor, kan forc ma shum se kto familje tjera ne shkoder, po nuk merren me njerz te marum me u ngatrru kot! Cdo gja qe kan ba e kan ba me kanun, nuk kan ec ne rrug te zotit, po jan ma te mir se kta kriminelt e tjer! Ishalla vazhdojn kshu e si merr para mendja madhe, se per te fort jan boll, po ishalla rrin pozitiv, e nuk i bin kuj ne qaf, me ju ba barr kuj! Respekte per gent martini (doci) e vllaznit e tij, jan "ma te mirt, nder te kqi"! Droga, vjedhja, hakmarrja....
ORE NJEREZ THIRRINI MENDJES E MOS U MERRNI ME DROGE,,,,MERRUNI ME PUNE TOKE KENI BAGETI KENI..MBILLNI PEME,HAPNI KANALE QE TOKA TE PRODHOJE ME SHUME KENI ME CFARE TE MERRENI...SE ME DROGE NJEREZIT ME PISA DHE KRIMINELE MERREN,,,JA SI E VRANE KOT ATE PRENGEN ,,NE PUNE TE VET ISHTE AI.,,,,kush merret me droge e ka jeten e shkurter,,,pastaj fillon dhe gjakmarrja ,,dhe kushedi ku perfundon,,se nuk te fal njeri sot,,,mos e harroni kanunin e lekes,,,gjaku s'hup kurre,,dhe gjaku shkon per fis... atje ne shkoder sot eshte zbatuar kanuni i lekes me perpikmeri...nuk e kemi lluksin te vritemi mes vedi se 3.5 milion banore jemi..nuk jemi 300 milion..
PërgjigjuJemi nje popull 3.5 milion banore si thote Etnologu por jemi 3.6 milion votues.
Jap dorëheqjen si gazetar investigativ
PërgjigjuEmri me i tmerrshem i krimit Gentian Martini (Doçi ) autor i disa vrasjeve te bujshme ne Shkoder Shqiperi dhe Europe flitet rreth 8 vrasje me doren e tije , koka e mafies shqiptare sot per sot , vrau Vuksan Cubin ( vellain e kryetarit Ps Shkoder Martin Cubi ) vrau baxhanakun e Cubeve Kin Kodra ,vrau bab e djale sapo dolen nga komisariati Shkoder Frederik e Jurgen Marku , e shum e shum vrasje e plagosje te tjera ,Gentian Doçi ( Martini ) dhe fisi i tije jane te pakten mbi 50 burra kushurinj te afert te gjithe te rrezikshem prandaj duhet shteti te nderhyje se nuk behet lojera me fisin Doçi
PërgjigjuQar docu thu ti. Je naj kalamo periferie qe flet kshu. Nuk e rrun kush ne shkoder per doqt.
nuk i njeh kush nshkooder kto o shok. shkodra ka tjer ca jan kto si rruhet kujt per kto .. bajrat caft lict. po ti zhdukin per 24 or .. 15 vrasje i ka vet bracja akoma 26 vjec ti thu gent doci
Për më tepër meqë janë fis i madh i duhen këtyre kodoshë partive për vota e tutje kundërshtarësh.
Po me audi pa targa ku shkojn keto a ka polici qe i ndalon ? Si nuk i paska hek qafe keto plehra
PërgjigjuRri urt shok t hekum edhe ty qafe
Po ca police pa maska thote ky. aty po vriten njerez jane ngjarje alarmante, po kercet kallashi cep me cep.
PërgjigjuPo' me uren c'paten xhanem......
PërgjigjuLoja sapo ka filluar hahahahahahahh
PërgjigjuNuk esht loj mor shok se jan jet njerezish
Ore po keta policet pa maska kush i gjobit?
Përgjigju