Kronikë
Top 24

Atentat me armë zjarri para banesës, plagoset 35-vjeçari në Shkodër/Emri

9 Maj 2018, 22:38| Përditesimi: 9 Maj 2018, 23:31

  • Share

SHKODER-Atentat me armë zjarri në fshatin Grudë e Re. Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme. I plagosuri është Gjovalin Guri  35-vjeç, ndërsa është qëlluar me armë zjarri para banesës rreth orës 22:30.

Autori i ka zënë pritë duke e qëlluar, ndërsa 35-vjeçari është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e parë. Nga të dhënat e para raportohet se autori ka qenë i vetëm, ndërsa pas atentatit është larguar në errësirë duke humbur gjurmët.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa janë marrë në pyetje familjarët e Gurit për konfliktet që ka pasur, por edhe dëshmitarë në zonë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?