Një sherr mes fqinjëve në Tiranë ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit shtëna pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Autori është identifikuar si Amarildo Kamberi (Kuçi), i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolaveri 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton konflikti mes fqinjëve ka nisur pas vendosjes së disa pengesave, në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve. Grindja ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka përfunduar ne përleshje mes dy fqinjeve ku njeri prej tyre Amarildo Kuci ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim te 47 vjeçarit I cili fatmiresisht është jashtë rrezikut per jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Report Tv sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur Xhevahir Kolaveri 47 vjeç nga fqinji i tij Amarildo Kamberi (Kuçi) pas sherrit mes tyre që nisi për vendosjen e pengesave në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve.
Ky është Xhevahir Kolaveri 47 vjeçari që u plagos me armë në këmbë nga fqinji i tij Amarildo Kamberi këtë pasdite në Tiranë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe nga sa vëheret në fotot e Report Tv ai ka plagë dhe në kokë.
Cunat te qellojne or teijjj, nuk ka mo toke e zanun ne Tirone
PërgjigjuKy shtet legen, ky kryetar bashkie hajdut e kane cuar kete vend ne piken e mos kthimit
Përgjigju/Or tej/,cili shtet te liroje parkingjet?! Eshte po i njejti shtet qe jep leje ndertimi cdo dite,duke ngushtuar hapesirat,dyndur popullsine ne pak zona e qytete.Shteti eshte shkaktari i ketyre konflikteve te pergjakshme me politikat e gabuara urbane qe zbaton!
PërgjigjuPara disa ditesh e njejta histori por me nje viktome ndodhi ne durres, sot ne tr. Perdit ne lagjet tona pervallemi me mungese totale te pushtetit lokal dhe te rregullit dhe te ligjit. Shteti mumgon , meni forti del ne sken ngul hekura kudo, mban muziken e ngritur naten shqeteson gjith banoret dhe pastaj ndhodh kjo. Shteti ebka hapur shume krahun me territorin dhe policia bashkiake punon vetem per te gjobitur. Mos i lini njerzit te shkojn ne kto forma perballjeje sepse eshte shume turp ne 2024 akoma te vriten njerez sepse nuk ka shtet qe te rregulloj gjerat publike neper lagje
PërgjigjuMjere per kete shtet qe nuk eshte ne gjendje te liroje parkingjet nga zaptuesat or teeeejjjjj
PërgjigjuJo po na thojn te papergjegjshem or tajjj,ne vritemi per rregull