Biznesmeni vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për fenë dhe pronën! Kapet nga RENEA pas disa orësh në arrati! I gjendet pistoleta (VIDEO)

30 Gusht 2022, 16:55| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 09:33

  • Share

TIRANË- Arsen Muskurti 38 vjeç, një biznesmen i njohur në Tiranë, ka vrarë sot për shkak të bindjeve fetare dhe konflikteve për pronën vëllanë dhe kunatën. Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën "Islam Alla", afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij, Nora 33 vjeç, prindër të 3 fëmijëve.

Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati, në zonën e '5 majit' teksa pistoletën ka treguar se e ka hedhur në kosh, por nuk rezultoi kështu sepse policia e gjeti në një vend tjetër. Ai është kapur teksa arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokatit. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë, raportoi gazetari Sokol Dema. 

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili është predikues i fesë islame, tregohet se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Konflikti duket se ka nisur prej kohësh. Në disa statuse në rrjetin social në facebook, autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shanin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.

Krimi i dyfishtë në Tiranë duket se ka motiv edhe sherrin për pronën. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme.

“Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë ju i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në grope”, shkruante autori në Facebook.

Dyshja konfliktohej çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Burime thonë se pak ditë para ngjarjes janë konfliktuar me njëri-tjetrin edhe për parkimin. Kjo pasi viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur. Arsen Muskurti shkruante se e kishte viktimën vëlla prej nëne, pra me baba të ndryshëm. Ai thotë se viktima Dritan Muskurti ka emrin e vërtet Alban, por e ka ndryshuar për shkak se ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje, teksa shton se ka pasur 5 vjet ekspuls, për të mos hyrë në asnjë prej shteteve të Bashkimit Europian.

Si ndodhi ngjarja?
Report Tv mëson se Arsen Muskurti ka debatuar fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat kanë rezultuar fatale duke  marrë jetën në vend.

Kush është autori, Arsen Muskurti?
Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, gjithashtu edhe predikues i fesë islame, që mendohet të jetë një shkak i vrasjes së sotme. Burime thonë se Muskurti në biznesin e tij ka patur probleme financiare, teksa ndaj tij ka pasur edhe një denoncim se ka ngacmuar punonjëset dhe i ka keqtrajtuar ato. Pikërisht për këtë denoncim, ai ka paraqitur edhe një dëshmi noteriale, të cilën Report Tv e disponon, ku punonjëset deklarojnë se janë larguar nga puna për arsye personale.  

Ora 20:31
Krimi në Tiranë, Report Tv siguron FOTON e viktimave brenda agjencisë turistike! Trupat e pajetë të shtrirë në tokë

1661884038_Sequence03.00271008.Still055.jpg

Report Tv ka siguruar foton brenda agjencisë turistike e cila ishte në pronësi të viktimave Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Në foto tregohen viktimat e shtrirë në tokë, pasi Arsen Muskurti me pistoletë në brez u fut brenda biznesit dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive nga momenti kur Arsen Muskurti futet në biznesin e çiftit në Tiranë pranë zonës Myslym Shyr në rrugën ‘Islam Alla’.

E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda), ku autori Arsen Muskurti sapo ka hyrë në dyqan, ka pasur një debat të shkurtër dhe menjëherë ka nxjerrë armën nga brezi duke lënë të vdekur në vend vëllanë dhe kunatën. Me qetësi maksimale, është larguar i qetë në këmbë. Pak sekonda më pas në dyqan janë futur fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë duke parë 2 viktimat të shtirë në tokë.

Ora 19:41
U kap duke u arratisur drejt Dibrës pasi vrau vëllanë e kunatën, autori: Pistoletën e hodha në kosh! Policia nis kërkimet

1661879466_1661878858ArsenMuskurti1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Arsen Muskurtit, i cili vrau vëllanë Dritanin dhe kunatën, Norën. Report Tv mëson se ai ka treguar se pistoletën e ka hedhur në një kosh dhe policia ka nisur kërkimet. Nga sa mësohet si do arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokati në zonën e ‘5 Majit’. Viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur.

Ora 19:01
Tragjedia në Tiranë, flet tezja e vëllezërve: Nuk kam dijeni për konflikte, s’i kam takuar së fundmi

 

Për tragjedinë në Tiranë ku mbeti viktimë Dritan Muskurti dhe gruaja e tij Nora, nga vëllai i tij Arsen Muskurti i njohur ndryshe si (Hamzai) ka folur tezja e tyre për Report Tv. Tezja e vëllezërve rrëfeu për Report Tv se nuk ishte në dijeni të konflikteve për nipërat e saj dhe nuk i kishte takuar së fundmi ata. 

‘Nipa i kam të motrës, nuk e di ça të them. Nuk e di çfarë problemesh kanë pasur. E mësova në televizor. Nuk kanë qenë problematikë. Nuk kam pasur komunikim me ta.- tha ajo.

Ora 19:01
Nga Sali Berisha tek Albin Kurti, figurat e politikës që ndiqte dhe bëri fotografi autori i krimit në Tiranë

Arsen (Hamza) Muskurti, autori i krimit në Tiranë, ku vrau vëllanë dhe kunatën ishte predikues i fesë islame, por ndiqte edhe politikën. Në disa fotografi të shpërndara prej vetë atij, shfaqet pranë Sali Berishës dhe Albin Kurtit.

Ora 19:01
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, ministri i Brendshëm: Autori u arrestua në kohë rekord! Të vendosur për të goditur krimin

1661877905_1661877323arsenmuskurti4001.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas krimit në Tiranë, ku Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave. Cuci përgëzon policinë që arrestoi autorin pak orë pas ngjarjes.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkroi Çuçi.

Ora 18:44
Vrau vëllanë dhe kunatën për bindje fetare, arrestohet pas disa orësh biznesmeni

Vrau vëllanë dhe kunatën për bindje fetare, arrestohet pas disa orësh biznesmeni

Ora 18:43
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, autori është biznesmen i njohur! Pronar i disave dyqaneve, por ka pasur probleme financiare

1661877916_Sequence03.01094507.Still056.jpg

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës në qendër të Tiranës është biznesmen i njohur në Tiranë që ka në pronësi disa dyqane me emrin ‘Natyral Vita’. Ndonëse bënte reklamë të madhe në rrjete sociale për biznsesin e tij, burime për Report Tv bëjnë me dije se ka pasur shumë probleme financiare.

Ora 18:33
Dyshohet për radikalist, RENEA në kërkim të autorit që vrau vëllanë e kunatën për bindjet fetare

1661875999_page.jpg

Në kërkim të autorit, Arsen Muskurti ka shkuar edhe RENEA. Kjo pasi ai njihet si radikal dhe ka dyshime se përbën rrezikshmëri edhe për persona të tjerë.

Ora 18:31
U vra sot bashkë me të shoqen në Tiranë nga vëllai i tij, viktima i dënuar më parë në Itali për prostitucion! Ndërroi identitetin

1661877231_page.jpg

Dritan Muskurti i cili mbeti sot i vrarë së bashku me të shoqen e tij, Nora Muskurti e kishte emrin e vërtetë Alban. Kështu thuhet së paku në postimin e autorit Aresen Muskurti (Hamza) ku akuzon vëllain e tij se ka është dënuar në Itali për prostitucion, vjedhje dhe e ka ndërruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për të mos të hyrë në asnjë shtet të BE-së.

'E rëndësishme, emri i vërtetë i Dritanit ka qenë ALBAN por për arsye që është dënuar në ITALI për Prostitucion dhe Vjedhje e ka ndëruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për mos me hy në asnjë Shtet të Bashkimit Europian.'- thuhet në statusin e autorit

Ora 18:30
Deklarata e punonjësve të Arsen Muskurtit pas një denoncimi: Nuk ka abuzuar në asnjë moment! Ka pasur largime nga puna për arsye personale

Pas një denoncimi se ka abuzuar me punonjëset në disa dyqane të ‘Natyral Vita’ në pronësi të Arsen Muskurtit (autor i vrasjes së vëllait dhe kunatës në Tiranë), është bërë deklaratë noteriale nga 6 persona që thonë se gjatë marrëdhënieve të punës, nuk kanë pasur asnjëherë probleme.

Në deklaratë thonë se ka treguar korrektësi dhe moral gjatë bashkëpunimit dhe nuk janë shfaqur asnjëherë shenja abuzimi kundrejt tyre ndërsa kushdo që është larguar nga puna, është larguar për arsye personale.

“Nga ana e tij, janë respektuar në mënyrë të rregullt kushtet e përcaktuara në kontratat e punës në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që kemi ne si palë punëmarrëse. Gjithashtu deklarojmë se nuk kemi vërejtur në asnjë moment që të ketë abuzuar me punonjëse, të cilat për arsye të tyre personale janë larguar nga puna në kompanitë që drejtohen apo manxhohen nga Arsen Muskurti”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat e punonjësve

Deklaratat e punonjësve

Deklaratat e punonjësve
Ora 18:15
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë pas konflikteve për bindjet fetare, çfarë shkruante autori në Facebook: Janë spiunë, monstra dhe tradhtarë

Krimi në familje që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte dyshohet se vjen nga debatet për bindjet fetare. Duket se përplasjet mes tyre kanë qenë të mëdha, aq sa autori Hamza (Arsen) Muskurti bënte postime në Facebook për vëllain e tij duke shkruajtur se është spiun që të nxjerr në pritë, i pabesë dhe tradhtar.

Sipas autorit, i vëllai së bashku me nusen, të cilët i vrau në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave në zonën e Myslym Shyrit duan të përçajnë hoxhallarët dhe fenë islame pasi kishin hapur profile në rrjete sociale me identitete të rreme. Mes emrave përmend edhe një person të tretë, Kadri Shehun.

Postimi në Facebook i Hamza Muskurtit u bë më 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte ngjarja.

"O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër  bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve.

Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve. Këta qe menaxhojnë këtë fb që shahen hoxhallarët janë:

DRITAN MUSKURTI (shikoni profilin e tij kush është ne fb) FB i tij është me emrin ALBAN MUSKURTI një eudhu bilah që dërgon njerëz në umra se kush ka zemër me shku me këtë DEXHAL në umra, ai është spiun dexhal dhe ju nxjerr në pritë, i pa besë dhe tradhëtar. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

NORA MUSKURTI një EUDHU BILAHE një DEXHALE (shikoni fb e saj cfarë mostre është). Ajo që e ndihmon me shajt hoxhallarë në Fb. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

KADRI SHEHU një eudhu bilah një që nuk di a fal namaz apo jo një spiun i shikut që dihet për të tilla fitne. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar.

Duhet të bejmë një PETICION me firma tja dërgojmë POLICISË së SHTETIT, PROKURORISĒ dhe GJYKATËS  që këta 3 persona dhe kush mund të jetë tjetër që qëndron pas tyre, po cënojnë HAPUR SIGURINË KOMBËTARE duke futur njerëz në konflikt, dhe të marrin dënimin e merituar.

ALLAHU JU ARDHTË HAKUT dhe JU A PRISHTË GJITHË KURTHET E TYRE. AMIN AMIN AMIN".

Ora 18:03
Krimi në familje në mes të Tiranës, Report Tv siguron FOTON e viktimave

1661875340_Sequence03.01004514.Still054.jpg

Personat që shihni në foto kanë qenë viktimat të cilët mbetën të vrarë ditën e sotme në Tiranë. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe gruaja e tij, Nora ata janë vrarë nga vëllai i Dritan Maskurtit, Arsen Maskurti i cili njihej si Hamza Maskurti. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.

Ora 17:59
‘Varr mos paçit’, Ja çfarë shkruante në Facebook autori për vëllanë dhe kunatën që vrau sot në Tiranë

Hamza Kastrati, ka shkruar më herët një status në Facebook, ku tregonte për konfliktin që kishte me vëllanë dhe gruan e tij, që vrau sot.

"Ju që po përhapni zullum dhe fasad në tokë nëpërmjet facebook dhe Wast upit. Ju që keni facebook dhe Wastup të rremë apo që ja keni vjedhur FB-kun dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona visjana dada banore në Pogradec lagja industriale ndërtesa nr 28, Artur Xhukellari banor në Pogradec lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Visjana letrat për burg i ka cështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu.

Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…

Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë ju i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në hak dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë Dritan Muskurti, Nora Muskurti, Visjana Dada,  Artur Xhukellari do të mbajnë përgjegjësi para Zotit, shtetit dhe njerëzve. Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë. Varr mos pacit kushdo qoftë pas këtyre profileve në facebook që nxirni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja tju vijë TURP, haram e pacit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do tju shoqërroje dhe gjatë vdekjes.

Cështjen tuaj ja kemi lënë zotit të lartëmadhëruar dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do tju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë. Amin. Ja Allah Ja Allah ja AllaH", ka shkruar ai. 

Postimi i autorit 
Ora 17:49
Vrau vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës, del FOTO, ja kush është autori me 2 emra

1661874544_Sequence03.00322018.Still054.jpg

Ky është Arsen Muskurti, autor i tragjedisë në Tiranë. Ai vrau vëllanë Dritan Muskurti dhe gruan e këtij të fundit, Nora.

Ora 17:35
U vra nga vëllai në mes të Tiranës, zbulohet identiteti i viktimës! Autori në kërkim

1661872868_Sequence03.00290621.Still055.jpg

Report Tv ka mësuar se Dritan Muskurti është vrarë sot nga vëllai i tij, Arsen Muskurti . Ndërkohë, ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e vdekur edhe gruaja e tij. Arsen Muskurti është shpallur në kërkim nga policia.

"Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla",  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Ora 17:13
Vrau vëllanë dhe kunatën në agjencinë e udhëtimit, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

1661872671_Screenshot6.jpg

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku vëllai ka vrarë me armë vëllanë dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të Tiranës dhe në mes të ditës në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 31/08/2022 15:29

    Hajde komente hajde, kultur dhe edukat i nivelit te lart lexon ne komentet nga lexuesit

    Përgjigju
  • gjynofqari: 31/08/2022 10:34

    besimtar qe vret vellain dhe gra...medet ku na kane katandis keta ekstremista qe s kane asnje lidhje me kete popull !!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/08/2022 10:23

    Ideologjitë,qofshin edhe ato fetare vetëm vrasin. Skane lidhje fare me BESIMIN. Ideologjitë gjithnjë janë AntiHumane.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 31/08/2022 09:10

    O qeni bastard Sali Berisha të qifsha fisin , motrën e ça të mban dera ty o malok që qelbesh era zhiz e thartume o analfabet. Un kam 5 çuna me ta qi çunat e mi motrën tate ajo kënaqet e të vret dhe ty nga qefi që bon. Se ta qin 5 her motrën ty dhe ty bashk me motrën. Po të vika keq ty për qenin bastard Salmut o klyshi salmutit.

    Përgjigju
    • Kapllan aga: 01/09/2022 06:23

      Te qifsha ty dhe 5 nuset e cunave

  • Iris: 31/08/2022 03:52

    Mos e perdorte agjencine turistike si mbulese per te derguar luftetare ne Lindje,ose per t'i radikalizuar ,nje kontroll i imte nuk do te ishte keq te behet.S.d.q me ben pershtypje momenti kur e kapen,po arratisej familjarisht ,por edhe me avokat me vete ??!!

    Përgjigju
  • Max: 30/08/2022 23:44

    Çfar biznesmeni eshte ky ke qenka injorant arab muti gje e shpifur,mos pafsh dite me sy more arab

    Përgjigju
  • Tironsi: 30/08/2022 23:41

    NGUSHLLLIME FAMILJES. PASOJA E SHIKIMIT TË TELENOVELAVE TURKO..OSMANE..ARABE...MONGOLE. NË TV HALE.

    Përgjigju
  • Haleja: 30/08/2022 21:27

    O te q...sha fene tende qe vret vellan,ky ka qene rrezik publik,praktikoje fene brenda ne kafaz tani po kujdes kur te ngresh sumen te pakten maj me vete sapun rrogozhine qelbesire e ndyre,po pse nuk shkoje ne arabi se andej i kan qef si puna jote

    Përgjigju
  • Delenxhi: 30/08/2022 21:26

    Tekbir jakshamllar tekbir hyxhym mamlyk u bo kurdistan fare shqipnia bre.

    Përgjigju
  • Niku: 30/08/2022 20:40

    Po si ka mundesi te gjithe kriminelet ne shqiperi jane biznesmen..

    Përgjigju
  • PER DIBRANT: 30/08/2022 20:16

    Dibrant ska rrac ma extremista se ato ne fe myslimane jan te gjith si me qen hoxhallare , jan shum te prapambetur tek kjo ane.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/08/2022 19:20

    Ministrit duhet t'i thote dikush qe policia DUHET te parandaloje ngjarjet kriminale sepse dy te vdekur ne mes te Tiranes trondisin te madh e te vogel. I thuaj Dalines te t'i kontrolloje keto deklaratat se je bere per t'u qare.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 30/08/2022 19:11

    Cesht ky ore mjeker cjap ca ben Shish apo fryn syt si si fut neper gropa sic ben cdo vend i botes me te till derraaa

    Përgjigju
  • 411: 30/08/2022 19:08

    e shqiperin e mori dreqi e u vu zjarr shqiperi mos rri po te ikim o shqiptare te gjithe

    Përgjigju
  • Brumi: 30/08/2022 19:04

    Nje idiot i tille mund te ishte vetem Salihis muti

    Përgjigju
  • Alo: 30/08/2022 18:39

    Ca faji ka policia o ju q... policia motrat. Zdo rrij policia mbas cdo qytetari se i iken truri atij vret vellane . E pat ca palle ishte ca shkruante ne fb ? Ca te ju besh ketyre tipave

    Përgjigju
    • Mario: 30/08/2022 19:14

      O ti Dhendri i Besnik Bekteshit, do i vinte vemendje nqs do te kishte denoncime, se shkrime te tilla behen kudo.

    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/08/2022 18:44

      Pikerisht se shkruante te etilla gjera , pra paralajmeruese, e ben policine me shume fajtore qe nuk ka mundut te identifikoje problemet qe ka komuniteti, npeermjet asaj qe vete policia e quan Policimi ne komunitet.

  • Titi: 30/08/2022 18:29

    Keqardhje per kete ngjarje.Cifti dukej ne cdo foto qe rrezatonin drite dhe dashuri.Qe te marri jeten nja familjar kaq i afert, do te thote qe ketu eshte nje problem i madh.

    Përgjigju
  • Moderni: 30/08/2022 18:08

    Formim i ulet mendor dhe shpirteror con ne kshu gjerash.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 30/08/2022 18:08

    Po ça të bëj shteti e policia ti vëri polic çdo qytetari ? Fajin e ka krimineli malok bastard hajdut Sali Bajga ai armatosi malokët e tani i pafshi hajrin malokut fundërrin salmutit.

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 31/08/2022 04:56

      O Kasem aga , ta q…. Motren , Grun e gocen Maloku , mgjthse ca them , Pale sa k…. Maloku kane thy femeria Juaj

    • Alala: 30/08/2022 18:41

      Kur vriten nga jugu, ca thote nje cope mishi si ti?!

  • Lala: 30/08/2022 18:07

    Paska qen allahu akbarr Ku tipi

    Përgjigju
    • Agjenti: 31/08/2022 10:42

      ahahahaahaah tamom lott

  • Tili: 30/08/2022 17:57

    Po nxirrni ushtrine se jemi me keq se 97

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/08/2022 17:43

    200 m larg zyres se Drejtorit te Policise Tirane, sharlatanit Lorenc Panganika. Po na e bejne Tiranen qytet te pabanueshem sepse e ke rrezikun gjithmone afer.

    Përgjigju
    • Or tej: 30/08/2022 23:58

      Robt ku ti keni te gjithe se na cate marmiten

    • O Toni: 30/08/2022 23:12

      O Toni ta qifshin motren e fisin Luan Zhegu dhe gjithe policat e Shqiperise dhe te kosoves

    • Askushi: 30/08/2022 19:30

      Dhenderrush ska shtet këtu ska polici këtu. Po kur ndodhin në Amerikë masakrat të paralajmeruara ne fcb nëpër shkolla çfarë duhet të themi. Ah sa palla ka në Shqipëri një më pak e një më shumë që edhe që komenton. Se ndryshojnë gjëndjen kushdo qoftë në krye të policisë as ti e as unë e as kush tjetër. Vrasje do ketë dhe do vazhdojë gjersa ka konflikte me pronat,kriminalitet si brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe më e rëndësishme është që në vendin tonë të dashur respekti për jetën e tjetrit vlen më pak se një kile domate. Kështu që llogje kavaje mos na bëni kot. Kam pasur njerëzit e mi në polici që nga koha e diktaturës dhe në demokraci dhe një gjë është e sigurt policia në shumicën e rasteve të gjithë kriminelët i ke të skeduar por punën e vet se ka bërë sistemi drejtësisë. Në rastin e sotshëm kemi të bëjmë me person me probleme mendore besoj. Rrini shtrembër po flisni drejt ama.

    • Adi polici: 30/08/2022 18:51

      O Adi o polic bq. I kenk bo gojore naj tforti me lek?

    • O toni: 30/08/2022 18:31

      O te q.. ate motren e grun e ca te kesh ne fis femra . Po policia nuk rri mbrapa cdo njeriu o te q.. motren . Ai ne lezh vret ish vjerrin e kunatin ne oborr te shpis , ky vellan ! Ca ka faj policia o te q.. policia motren

    • Toni: 30/08/2022 18:19

      @ Adi Po kush ka pune tjeter pervec policise or te q… fisin komplet

    • Adi: 30/08/2022 17:47

      Po ca ka pun policia o te q.. ate motren

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?