TIRANË- Një atentat ka tronditur Tiranën, ku katër persona u qëlluan me armë zjarri, mes tyre edhe dy të mitur- aktualisht në gjendje të rëndë në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur, Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç. Përkatësisht, dy djemtë e pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, ndërsa 34-vjeçari është pjesë e stafit të kësaj kompanie dhe ka qenë shoqëruesi i fëmijëve në momentin kur është organizuar atentati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të 17 prillit pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë. Të katërt kanë qenë duke udhëtuar me një mjet luksoz tip “G Class” kur autorët i kanë qëlluar me armë zjarri.
Dinamika është ende e paqartë, por burime paraprake për Report Tv bëjnë me dije se ndaj tyre është qëlluar me armë në Unazë të Madhe teksa kanë qenë në lëvizje dhe mjeti drejtohej nga 34-vjeçari, shoqërues i familjes së pronarit të “Pelikani Security”.
Në përjekje për t’u larguar, nga dinamika që kanë ndërtuar deri më tani hetuesit, mësohet se 34-vjeçari ka udhëtuar me mjet deri në zonën e Lundrës dhe më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, me kërkesë të familjarëve 17-vjeçari është dërguar në një spital privat në Tiranë, 11 vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë te Trauma. Shoferi 34-vjeçar ndodhet në gjendje stabël, bashkë me 19-vjeçarin.
"Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njoftoi Policia e Tiranës.
Autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar, por blutë kanë arritur të mësojnë se ata kanë qenë me një fouristradë dhe nuk dihet nëse e kanë ndjekur mjetin “G Class” nga momenti kur kanë shtënë me armë në drejtim të tij deri në Lundër, kur shoferi 34-vjeçar humbi ndjenjat. Mbetet e paqartë se kush ka qenë shënjestra e atentatit, por një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Forca të shumta policie dhe pika kontrolli janë ngritur për kapjen e autorëve, ndërsa blutë do të vëzhgojnë edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa pikat e kontrollit janë ngritur kryesisht në drejtim të Elbasanit, ndërsa deri më tani Policia e Tiranës nuk raporton që mund të jetë djegur mjeti i autorëve, siç ndodh me skemat tipike të atentateve.
Disa persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, kryesisht dëshmitarë të vendit të ngjarjes, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe familjarët e të plagosurve.
Detaje të reja janë raportuar nga gjendja shëndetësore e 4 të plagosurëve në Lundër.
Sipas raportimeve me kërkesë të familjarëve 17-vjeçari është dërguar në një spital privat pasi parametrat jetësor janë stabël, por vijon të jetë në gjendje serioze për jetën.
11-vjeçari vazhdon të jetë në sallën e operacionit tek ‘Trauma’.
Të dhëna të reja kanë dalë nga atentati në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve rezulton se 34-vjeçari Arenc Stafa është shoqëruesi i familjes së pronarit të ‘Pelikan Security’.
Sipas të dhënave dy të miturit rezultojnë kushurinjë të parë me njëri-tjetrin, njëri është djali dhe tjetri nipi i pronarit të 'Pelikan Security' Vesel Demiraj.
Dy të miturit janë ende në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’ ku ndodhen në gjendje serioze për jetën.
Në foto shihet makina G-Class ngjyrë të zezë, e cila drejtohej nga një prej 4 të plagosurve që ishin duke udhëtuar gjatë atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lundër.
Të 4 të plagosurit midis tyre të mitur një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar, udhëtonin brenda mjetit.
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një atentat ndodhi mbrëmjen e sotme në Lundër, Tiranë, ku është qëlluar drejt 4 personave, midis tyre dy të mitur.
Një atentat ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Midis të plagosurve rezultojnë dhe dy të mitur një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar që është në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas Report Tv, 17-vjeçari rezulton djali i pronarit të ‘Pelikan security’.
Të katër të plagosurit ndodhen në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Komente

Po ky tipi qe i gjuajten si leviz me femij me vete kur e din qe e ma mbas qafe se kot nuk te vret njeri. Do ket ber ndonje gol dhe vjen ben xhiro ne Shqipri gjynaf ato femijet per tbe i xhiro me g class hajn pluma
PërgjigjuKjo ashte demokracija
PërgjigjuSe si mund te organizosh nje atentat dhe te qellosh kalamaj shume e cuditshme, kishim pare cdo gje po kjo jo eshte e tepert
Përgjigjuti gjej ilir proda se i ka shoket e vet autoret
PërgjigjuKu e shikon kriminslitetin ti kishte 50 dite pa asnje vrasje,numri i krimeve ka rene ne menyre te ndjeshme por asnjehere nuk shkon zero.
Përgjigjuhajde voto edi ramen dhe ervin hoxhen. krimintaliteti lart sh lart
PërgjigjuJa te votojme Mul magjarin te na shpetoje me maloket e sorollopit te Salehut