Kronikë

Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)

13 Nëntor 2021, 19:43| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 23:15

  • Share

TIRANË- 2 të rinj të vdekur, 3 fëmijë të vegjël të mbetur jetimë dhe ulërima e një nëne vetëm pak kilometra më tutje kur mësoi në market vrasjen e të birit ishte epilogu i një sage të gjatë historie kriminale për Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua sot në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.

Ngjarje e mirëfilltë mafioze, një atentat i mirëpërgatitur, teksa autorët siç raporton edhe gazetari i Report Tv, Sokol Dema dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisin për t'i vënë më pas flakën, siç është bërë tashmë traditë në disa dhjetëra ngjarje të ngjashme të ndodhur në rrugët e qyteteve tona. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë. Të rinjve një breshëri kallashnikovi u mori jetën, vetëm 30 minuta pasi më parë ishin ndalur në një postbllok policor në zonën e Politeknikut në qendër të kryeqytetit. U lanë të lirë, një liri që rezultoi fatale. Pasi u qëlluan me armë, makina e viktimave u përplas me një shtyllë aty pranë. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë. 

Objektivi i atentatit duket se ka qenë Mihasi, edhe për arsyen se për viktimën tjetër Armand Dumani, 26-vjeç, nuk ka ndonjë precedent penal të regjistruar. 26-vjeçari Dumani ka qenë duke udhëtuar me mikun e tij, të cilin e kishte fqinj në zonën e Yrshekut në Tiranë, dhe nuk e ka menduar që ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit.

Erigers Mihasi, që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit.

Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigers Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmenduar edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, 13 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar. 

Shqiptarja.com ka mësuar se të dy viktimat ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte babi i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël. 

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të ish sheshit 'Shqiponja'. Ndërkohë që edhe policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe. Uniformat blu janë në kërkim të autorëve të një ngjarje që rrezikon të bëhet preludi i një përplasje bandash në kreyqytet. 

 

Ora 23:38
Detaje nga atentati mafioz në Astir/ Erigers Mihasi dyshohet edhe për vrasjen e ish- policit 13 ditë më parë në Laç

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz i Tiranës. Sipas raportimeve viktima Ergers Mihasi dyshohet për vrasjen e ish- policit Xhelal Reçi, një ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Laç. Megjithatë, për të nuk kishte asnjë akuzë zyrtare pavarësisht se përgjohej nga Prokuroria. Viktima e dytë e ditës së sotme, Armando Dumani ishte gjithashtu me precedent penal. Mihasi përpos grabitjes nën presionin e armës në banesën e prindërve të Elton Çiços, një ngjarje e regjistruar në Tepelenë ai gjithashtu dyshohej për bashkëpunim në sulmin me armë ndaj kompleksit ‘Eiffel’. Nga ana tjetër Dumani dyshohet se ishte i përfshirë në një graditje të një banke të nivelit të dytë.

Ndërkohë sa i përket autorëve dhe ngjarjes tragjitike të ditës së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë. Pas atentatit, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Ora 21:30
E dhimbshme/ Djali 32-vjeçar iu ekzekutua me breshëri kallashnikovi, nëna e mori vesh në market! Ulëriti dhe i ra të fikët

1636832168_Sequence03.00364201.Still037.jpg

Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në Tiranë. Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar në një market dhe ka bërtitur e më pas i ka rënë të fikës. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve.

Ora 21:16
U ekzekutuan sot në atentatin mafioz, Mihasi la 3 fëmijë jetimë! 2 viktimat jetonin të dy në Yrshek

1636832429_viktima.jpg

Shqiptarja.com mëson se të dy viktimat e sotme në atentatin në Tiranë ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.

Ora 21:04
Vrasja e dyfishtë në Astir, reagon Salianji: Breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, krimi po 'trimërohet'! Qeveria nuk ka as fuqi dhe as dëshirë të përballet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me atentatin e mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

I revoltua ai thotë se breshëri plumbash po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zona të populluara dhe krimi po "trimërhet", ndërsa qeveria nuk ka fuqi dhe as dëshirë të përballet me krimin.

Salijanji e ka quajtur qeverinë ortakë të ngjarjeve kriminale dhe se duhen zhdukur njësoj si e keqë e madhe për cdo familje dhe për cdo qytetar.

Postimi i plotë i deputetit të PD: 

Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë lëvizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!

 

Ora 20:59
LIVE nga vendngjarja e atentatit mafioz në Tiranë, ja momenti kur nxirren trupat e të vrarëve

 

Ky është momenti kur nxirren trupat e 2 të vrarëve mbrëmjen e sotme në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive.

Ora 20:55
Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, brenda 2 kallashnikovë! Dyshohet te jetë e atentatorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, targa e vjedhur

Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip "Toyota" që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa "AA 532 ON" rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

Në vendin ku u gjet makina e djegur, policia nuk gjeti asnjë person.

Ora 20:35
Sulme me armë dhe grabiti prindërit e Elton Çiços, kush është Erigers Mihasi që u vra sot në atentatin mafioz në Tiranë! Mik i ngushtë i Santiago Malkos

1636832057_Sequence03.00364201.Still037.jpg

Eriges Mihasi, që u vra sot,  i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i sulmit me armë ndaj kompleksit "Eiffel", është një personazh i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, i cili është vrarë edhe ky në vitin 2016. 

Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

Ora 20:31
VIDEO/ Vrasja në Tiranë, ka lëvizje në Elbasan! Policia ngrihet në këmbë dhe ngre postblloqe

 

 

Policia e Elbasanit ngre pike kontrolli ne dalje te autostradës Tirane-Elbasan te zona e quajtur rrethotullili i shijonit.

Po ndalohen dhe kontrollohen persona te dyshimet qe mund te kene dore ne vrasjen e ndodhur ne kryeqytet.

Ora 20:28
Report Tv zbulon emrin e viktimës së dytë nga atentati në Zonën e Astirit

Armand Dumani dyshohet se është viktima e dytë e atentatit në zonën e Astrit, mbërmjen e sotme. 

Ora 20:25
Vrasja mafioze në Tiranë, zbulohet emri i një prej viktimave! Kush është 'Boli', i njohur në botën e krimit

Rigers Mihasi rreth 40 vjeç dyshohet se mund të jetë një prej të vrarëve në Tiranë në atentatin e pak minutave më parë, të ndodhur në  Astir. Ai njohet në botën e krimi. 

Ora 20:16
Dalin FOTOT, shenja e plumbit në xhamin e parë të makinës ku u vranë 2 persona

Kjo është makina në të cilin 2 persona janë vrarë sot në zonën e Astirit në Tiranë. Siç e shihni në xhamin e parë të makinës janë shenjat e plumbave.

1636830927_Screenshot3.jpg

1636833102_Screenshot2.jpg

Ora 20:05
Atentati me 2 viktima në Tiranë, policia jep informacionin zyrtar dhe detajet

1636830127_Screenshot1.jpg

Atentati me 2 viktima në Tiranë, policia ka dhënë pak më parë informacionin zyrtar dhe detajet.

"Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë  zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Ora 20:01
Vriten dy persona, ja makina luksoze brenda së cilës u qëlluan me breshëri plumbash

1636829930_WhatsAppImage20211113at19.57.221.jpeg

Dy persona mbetën të vdekur brenda makinës së tyre luksoze "Audi" A 7 ngjyrë të bardhë mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Astrit në Tiranë. Makina në të cilën janë qëlluar dy personat ende të paidentifikuar ka qenë në lëvizje në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ora 19:52
Breshëri armësh në drejtim të automjetit në Tiranë, Report Tv siguron pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv siguron pamje nga zona e Astirit në Tiranë ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abc.: 14/11/2021 18:46

    Keshtu do ikin keta nje e nga nje e dy nga dy. ..jetohet vetem duke punuar....jo me krime....kush vret.vjedh.e ka jeten e shkurter....si keta te dy..

    Përgjigju
  • Reci: 14/11/2021 15:45

    Mos te vrite rob me lek se qa kujtovi se vrau xhelal recin ene ja falshin rect hallall pushka recve te kurbinit

    Përgjigju
    • Reci: 15/11/2021 12:50

      Po kush or mika se qatu e kishin ket ne tirane pse e vrane teshti mas 2 javesh si vrane xhelal recin si ka dhender indrit doklen bane lidhjen

    • Shoku: 14/11/2021 19:59

      Nuk jane Recet or ti mik jane cuna pa zhurme e pa emer te fortes,jane Tironsa te vjeter.

  • Deni: 14/11/2021 11:13

    Si thane kish fillu frekuentontr xhamine?????E paska dit ky qe do ja ngrejn kombet ka shku me kerku falje ke allahu per nboten tjeter.Hajt past komben e mbare per tgjithe fmit e kurvave qe jane me shumice ne shqiperi se kan mar mqafe njerz tpafajshem kto krimba dhe vdekja kshu pa vujtje o shum pak.Ktij dhe tipave si ky duhej bo metoda meksikane me sharre elektrike per se gjalli qe tkene idene ca mund te provoje dikush ose njerezit qe kane vrare e dhunuar.

    Përgjigju
  • Gjorm: 14/11/2021 10:31

    Tani te ken kujdes kraht e tjer te djatht te Ervis MARTINAJT. Sic esht krahu tjeter I djatht YLLI IBRAHIMI"""" dhe shoferi I Martinajt,,,,, Mamurrzaku DON PERSKURA. gjithashtu dhe ushtari tjeter EL LEKA --- qe merret me rujtjen e viktimave qe shkakton MARTINAJ

    Përgjigju
    • O laqi: 16/11/2021 18:08

      Per po laqin. Nuk jam prej asaj zone naj pyta. Se kam nigju qe jane fuft. Kto tjer si pata nigju

    • Po laqi: 15/11/2021 20:14

      Per ate pune ligjin e bajn fisi tafa me llant o shok se jan i katun er shpaj apo je nanji prej fufsh si e bane komentin..

    • O laqi: 15/11/2021 17:33

      Kto llant jane te fortet e mamurrsit apo fuft. Se kam nigju qe fuft bojn ligji ne mamurras

    • Laqi: 15/11/2021 12:51

      Ne mamurras te forte jan mir e rrem llani e jo ky doni

    • Or taj: 14/11/2021 15:28

      O mamurras kush asht don perskura.ash i forti mamurrsit ky ?

    • Mamurras: 14/11/2021 15:06

      Haha don perskuren asht gjinaf ma vra se asht 1 meter e 50 hahah pse haxho plumin me ta kot

  • yzberishi: 14/11/2021 10:26

    2 me pak si keta cdo dite esht me mire.po ketij visit po ja vrasin shoket.po i afrohen dhe atij.do e gjeje ndonje dite. mjer nenat e ketyre e femijet qe la mbrapa por nuk e kuptojne keta qe si do bosh do gjesh ne kete bote?

    Përgjigju
  • Laura: 14/11/2021 09:09

    Nuk kuptoj cfar halli ka PD-ja se sot Shqiperia u zgjua me dy plera me pak.Ku ta gjesh qe cdo dit te han kokat e njeri tjetrit.Pse te lodhet policia kot e pas nje jave i liron gjykata.Me mir kshu qe han kokat e tyre.

    Përgjigju
  • Njoni: 14/11/2021 08:23

    Sa gjynah nona e ketij duke ulerijt në mest te marketit perte birin … Mos qaj aq shume se na preke .. Por sa nona kan qare para teje prejt ketij llumit qeke bet ti… pra osht me radh cdo gjo.dje qan ato e sot qan ti.. cfar te mbjellesh do korresh Por me radhe si mbas Stines qe ke mbjelle. Zoti ruajt te hallexhit de keta llumra ruajne njoni tjetrin.

    Përgjigju
  • Shoku: 14/11/2021 08:22

    Kesaj rradhe u ngaterrua me njerez te gabuar, e mori ne qafe Vis Martinaj me gjobat e tij po harroi qe cunat e lagjes nuk ka pse I del emri per te forte po I re ne qafe e bejne vete.

    Përgjigju
  • Elton: 14/11/2021 08:21

    Paskan qene te rrezikshem keta gabelet nese e kan bere ata. Sic thote nje thenie e vjeter : Lumi fle dhe hasmi sfle. Gabelet e dine qe duhet te eleiminojne grupin kundershtar ose perndryshe do i eliminojne dhe nuk po flene.

    Përgjigju
  • Toma: 14/11/2021 06:42

    >>>makina e viktimave u përplas me një shtyllë aty pranë. Patentat e marra me lek po vrasin njerez perdite.

    Përgjigju
  • Ramsi: 14/11/2021 01:27

    Po ia heqin Elvisit shokët një nga një ,a mos ndoshta Po ngushtohet Laku…?!ku merret vesh…

    Përgjigju
  • Iris: 14/11/2021 00:46

    Seleksionimi natyror i specieve vazhdon me sukses!

    Përgjigju
  • Genci: 13/11/2021 23:34

    Grupi ktyre mund te ket konflikt me nji nga kapot qe si del.emri ne gazete se keto te dajtit e fushkrujes nuk duken te besushm

    Përgjigju
  • Une: 13/11/2021 23:24

    Dhe lind pyetja a pati me shume viktima ne ate sistem apo ne kete te sotmin?

    Përgjigju
  • Cami-kapelja: 13/11/2021 23:13

    Ore si shum po perplasen me makin kto ish shoet e vis martirit

    Përgjigju
    • cami-kapelja: 14/11/2021 00:57

      sepse sapo rrezohen me makin kto visi i thot njerzeve ai u rrezu sepse u nda nga un gjasme dhee krahu djath normal qe esht se mdryshe nuk u rrezontw ai apo kapele pol qe qyet respekte

    • miku: 14/11/2021 00:47

      doqiaaa po hap panik n tiran

    • O cam: 13/11/2021 23:46

      Pse thu ish shoket. Ai e ka pas krahun e djathte.

  • Ersi: 13/11/2021 23:01

    Ka ligj ka dhe maliq

    Përgjigju
  • Turi: 13/11/2021 23:01

    Nuk ka faj policia por gjykatat qe i len te lire kriminelet dhe normalisht do te ndodhin keto gjera , i kapin me arme dhe mbas disa oresh i ke ne xhiro prap

    Përgjigju
  • Popull: 13/11/2021 22:59

    Me vjen keq per moshen e re, jo per personin, te vej te vjedh prap tani ne tufine..

    Përgjigju
  • Lola: 13/11/2021 22:31

    Ore ne qe s kemi be gje rrim ne ket vend bashke me qelbesirat se na ruan zoti po kto qe e kane bere boz si mund te rrin apo ju pelqen llumi po llumi te merr ndonjehere . Megjithate e kam thene dhe her tjera lloje sojet e ktyre jane njerez me problematika mendore dhe kane shuke derrasa mangut po me derrasa mangut ura te shembet me shpejt se nje ure qe i ka te gjitha

    Përgjigju
  • Dobi: 13/11/2021 22:30

    Cdo ngjarje e lidhni me emrin e Ervis Martini Mos po e egzagjeroni ?

    Përgjigju
    • Loni: 13/11/2021 23:19

      Ketu ka biseda kafenesh edhe patjeter qe keshtu ndodh lakohet nje emer edhe hecin me fantazira... O vetingu o show I rradhes ndiq luxin si ka mundesi nje 32 vjecar me dosje penale kajmak bredh me makine 80.000 euro!? Nuk duan ta bejne kete vend se skan pse shtihen si ne wild wild west keto sherifat! Llaç qe degjon perdite ne media qe si Ben kurrkujt pershtypje. Del edhe ky buuroshi me morale e fabula se ne kohen e ketyre jetuam te lumtur... Hahaha Albanistan...

  • Gjuhadol: 13/11/2021 22:15

    I naloi policia 30 min para vrasjes,u siguru atentatori qe jan te pa armatosun…Metod E Tom Doshit kjo

    Përgjigju
  • Jari: 13/11/2021 22:09

    Këta janë shokët e Saliut, Mulit, Poloqes, Lefter Maliqes, po janë vënë në radhë dhe presin të tërhiqet ajo e shkreta këbëz dyfeku.

    Përgjigju
  • Niku: 13/11/2021 21:45

    Policia ngren postoblloqe??!!! Ne asi vend te europes nuk bohen postoblloqe por analizohen kamerat e sigurise te quajtuara city tutor. Sa efektive civile te sektorit te krimeve dhe te antodroges jane verdalle neper qytet?? Asnji sepse rrijne neper klube ku e ku ti vejne "gjobe" nai personi ose rrijne nen shoqerine e ndonji tforti. Si ka mundesi qe cdo vrasje perfundon me makine te djegur ne thumane-fushkruje?? Cfare funksjoni ka komisariati i krujes?? Me se merren ato operativet e SHISH ne zone?? Gjithkund ndodhin vrasje por heret a vone zbulohen, disa nga informacionet disa nga teknologjia, kurse tek ne se di pse blindojne me kamera dhe me patrulla bulevardin dhe sa del tek zogu zi shteti quhet i kapitulluar?? Duhen plane masash dhe duhen efektive te zgjuar dhe te afte si ne patrullim ashtu dhe ne sektorin civil te policise

    Përgjigju
  • Spartak Kola: 13/11/2021 21:17

    Kush po i vret shoket e Ervis Martinajt?

    Përgjigju
    • Labi: 13/11/2021 23:25

      I vret doqia dhe armando gega nga vlora doqia per dukajt dhe atmandua shoferi doqes

    • ...: 13/11/2021 23:05

      Kush jan shengjergjesit.

    • Tan Hoxha: 13/11/2021 22:27

      Ore ku eshte ai?! Shume eshte trem. I dolen te fort shengjergjsit

  • Besoja: 13/11/2021 21:12

    Ik o Salian ky e meritonte me koh , ca faji ka shteti qe gjykata i le rrugeve keto kriminela ,! Uroj te ket cdo nat nga dy te vrar si puna e ketij

    Përgjigju
    • Hahaha: 13/11/2021 22:54

      Salihani harron tritolin e kohes se vet

  • drino: 13/11/2021 20:45

    Koken hengeshin se kriminela ja, keshtu do te pastrohet ky vend.... Ne ferr shkofshin...

    Përgjigju
    • TQR: 13/11/2021 23:34

      ta kan honger buken ty a te tq trut qe paske

  • Adi: 13/11/2021 20:31

    Shum gjat e shtyve o erigers , me ato qe ke ba ti e del ne mes tiranes pa blind !

    Përgjigju
    • Veseli: 13/11/2021 23:31

      Pse ca ka bo ky?

  • Alb: 13/11/2021 20:19

    Cudi e madhe vtm ne rrethrotullimin zogu zi shikoj 8 polic perdit ne laprak nja 5 te tjer per ca i marrin rrogat policia jon per te tund ate tabelen si ata te Teg. Ska fare siguri,kontrolle asgje 40% e personave me mjete te mira posedojn arm ky eshte fakt dhe policia ben sehir shyqyr eshte per te vendos gjoba parkimi.

    Përgjigju
    • Per Alb: 13/11/2021 23:30

      Ku jeton ti o daku? Ato mbyllin sy e veshe ne kto raste se sdo rrezikojn jeten e vet e te familjarve per 400 mij lek rroge aq me teper kur eproret i kane te gjithe te shitur tek kriminelet

    • Serena: 13/11/2021 22:33

      Dnd aahaha mora une nje here policine ne tel para se t vinte policia erdhen kta tipat se pergjonin radiot e policise kjo ne kohen e pd

    • Alb: 13/11/2021 21:51

      Po jo mo jari se nuk funksionon keshtu mezi pret te mbarosh sherbimin,ke detyra duhet te raportosh per cdo gje te dyshimt.

    • Po jarii po: 13/11/2021 21:10

      Ehuuuu ai mezi pret te mbaroj sherbimi r te shkoj ne shtepi

    • Dndn: 13/11/2021 20:52

      C'do bejne policet e thjeshte kur shefat e tyre jane e njejta kategori me keta qe vriten.(shume prej tyre).

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?