Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, plagoset 33-vjeçari! Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRAT)

11 Dhjetor 2021, 07:19| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 08:49

  • Share

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tropojë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Alban Haklaj.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjne me dije se autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Blutë e Tropojës njoftojnë se në kërkim është shpallur Genti Vatnikaj, 24 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?