Foto ilustruese

Kronikë

Muratori s'pranoi t'i merrte përsipër një punë, qëllohet me automatik! 47-vjeçari i plagosur: S'kisha mundësi! Transportohet me helikopter drejt spitalit të Shkodrës! Në kërkim autori

26 Shtator 2021, 15:24| Përditesimi: 26 Shtator 2021, 16:03

  • Share

THETH- Të shtëna me armë janë regjistruar në Theth, ku ka mbetur i plagosur një person. Report Tv ka mësuar nga burime zyrtare se i plagosur ka mbetur 47-vjeçari Gëzim Ndrezaj që punonte si murator, i cili ka marrë një plagë në këmbë. 

Dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari, pasi autori i ka kërkuar që t'i bëjë një punë, po ai nuk ka pranuar. Për pasojë, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar në këmbë.

I plagosuri, përpara uniformave blu, ka thënë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe ka rrëfyer se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Mësohet se policia ka mundur ta identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2021 22:43

    Cfare injoranti!!Pse nuk pranoi te t'a bente punen qe i kerkove dhe per kete duhet t'a qelloje me arme?! Me siguri ka qene ndonje punim pa leje.Perhere po degjojme qe arrestohen pronaret qe bejne punime pa leje,por dhe punetoret qe i ndihmojne.Ndoshta muratori e ka kuptuar dhe s'ka dashur te implikohej ne dicka qe mund t'a arrestonte.

    Përgjigju
  • Daku: 26/09/2021 16:20

    Welcome to Albania..ja pasojat kur ikin gjith puntoret ne gjrm e hajn ato qe kan ngel aty haha

    Përgjigju
  • Shkodran: 26/09/2021 16:02

    Dukagjinas i vërtetë!! I zgjidhin çështjet me grykën e pushkës!! Ha burgun dhe paguan edhe gjakun!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?