Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, plagoset 27-vjeçari (EMRI)

2 Prill 2024, 22:31| Përditesimi: 3 Prill 2024, 09:08

  • Share

SHKODËR- Emiljano Paloka, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (2 prill) në Velipojë.

27-vjeçari sipas policisë ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë.

I riu është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po kërkohen autorët.

'Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe se bashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve.'- njofton policia.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?