Foto ilustruese

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri para mesnate në Tiranë, plagoset 34-vjeçari, arrestohet një nga autorët

13 Qershor 2021, 07:53| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 08:44

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak para mesnatës së kaluar në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë ku ka mbetur i plagosur 34 vjeçari Ergin Gjoni.

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes. U bë arrestimi në flagrancë Klajdi Shanaj 33 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Ramandi Shanaj 25 vjeç, pasi gjatë konfliktit kanë plagosur 34 vjeçarin. Kaljdi Shanaj dhe vëllai i  tij në kërkim akuzohen veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur.

Sipas njoftimit të policisë 2 vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremë rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” e kanë plagosur Ergin Gjonin me armë zjarri në këmbë. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri  të një 34-vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç,  për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike” Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?