Donald Trump

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku Trump po luante golf 1 i arrestuar! CNN: Ish-presidenti ishte objektivi

15 Shtator, 21:15| Përditesimi: 15 Shtator, 22:56

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë klubit ndërkombëtar të golfit në Ëest Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti amerikan Donald Trump po luante golf.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 14:00 (ora lokale).

Sipas CNN, duke cituar "burime të informuara", autoritetet besojnë se Donald Trump ishte në fakt objektivi i individit të armatosur.

Burri, i armatosur me një armë, u arrestua pasi, sipas burimeve të Associated Press , ai iku me një fuoristradë dhe më pas u ndalua.

Sipas djalit të ish-presidentit Donald Trump Jr, një armë zjarri AK-47 është gjetur e hedhur pranë disa shkurreve, ndërkohë që një person është arrestuar, raporton La Repubblica.

Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.

Shërbimi Sekret përmes një postimi në platformën X  njoftuan se ish-presidenti është i sigurt  dhe se po punojnë me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të zbardhur shkaqet.

Incidenti vjen pothuajse saktësisht dy muaj pasi një person i armatosur tentoi të vriste Trumpin në një tubim në Butler, Pensilvani, ku Trump u plagos në njërin vesh.

Ndërkohë ka pasur një reagim nga Shtëpia e Bardhë ku shprehen se ndjehen të lehtësuar pasi Trump është shëndoshë e mirë. Vetë ish presidenti në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij shprehet se është mirë dhe nuk do të ndalet pasi nuk dorëzohet kurrë.

Ora 22:29
Të shtëna armësh pranë vendit ku ndodhej, reagon Trump: Jam mirë, asgjë nuk më ndalon! Nuk dorëzohem kurrë

1726432291_trumpdonadl.JPG

Pas të shtënave me armë pranë vendit ku po qëndronte duke luajtur golf në Florida në Plam Beach, ka reaguar Donald Trump. Kandidati republikan thotë në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij, se ndjehet i sigurtë dhe nuk ka asnjë problem. Ndërsa shton se nuk dorëzohet dhe asgjë nuk e ndal.

“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se Jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij.

Ora 22:13
Të shtënat me armë pranë Donald Trump/ Reagojnë Joe Biden dhe Kamala Harris: Ndjehemi të lehtësuar që është shëndoshë e mirë

1726431305_kamalaharrisdhejoebiden.JPG

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe presidenti Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris thonë se janë "të lehtësuar" që Donald Trump është "i sigurt dhe shëndoshë e mirë" pas të shtënave që ndodhën më herët sot, afër vendit ku ishte kandidati republikan për president, pa asnjë rrezik për viktima.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, “presidenti dhe zëvendëspresidentja u informuan për incidentin e sigurisë në fushën e golfit Trump International (në Florida), ku ish-presidenti ishte duke u praktikuar. Ata lehtësohen kur mësojnë se ai është shëndoshë e mirë. Ato do të përditësohen rregullisht nga ekipet e tyre."

Fillimisht, ekipi i fushatës së Trump njoftoi, pa dhënë detaje, se ish-presidenti republikan ishte i sigurt pas të shtënave të shumta që ndodhën afër vendit ku po lunate golf.

Ish-presidenti, i cili ishte në klubin e tij të golfit në Florida, sipas raporteve të mediave, është "i sigurt dhe shëndoshë e mirë’ pas të shtënave që ndodhën pranë tij", tha drejtori i komunikimit të fushatës Stephen Chung.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?