Një konflikt mes dy persona në Shirokë mbrëmjen e së shtunës ka percipituar në përdorimin e armëve, por fatmirësisht nuk ka patur pasojë në jetë.
Fillimisht në qendër të Shirokës ka ndodhur një përplasje mes një 26-vjeçari me inicialet B.G banues në Durrës dhe një 46-vjeçari me inicialet S.B, ky i fundit banues në Shirokë. Burime pranë policisë bëjnë me dije se më i riu, 26-vjeçari, nuk ka duruar dhe ka qëlluar dy herë me arme zjarri drejt makinës ku ndodhej 46-vjeçari.
Ky i fundit ka shpëtuar mrekullisht, por një nga plumbat ka kapur një 17-vjeçar me inicialet D.Q, banues në lagjen Guerrile të Shirokës që po kalonte rastësisht, duke e plagosur në këmbë. Aktualisht 17-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur Shiroka ka qenë tepër e populluar.
Aktualisht policia po punon për kapjen e autorit, i cili do të përballet në gjykatë me akuzat "Armëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrasje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plagosje e lehtë me dashje".
Bam ne Vlore e bam bam ne Shkodër, kur do ta kuptojm qe jeta është 1 dhe sja vlen të vritemi si pulat perdit per idiotësira do jete shume vonë, do jemi zhdukur komplet si komb..
Përgjigju