Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

4 Korrik 2020, 09:58| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 10:00

  • Share

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria.

Tre persona të tjerë u plagosën e janë në gjendje të rëndë. Djali fatkeqesisht nuk arriti ti mbijetonte plagëve, e vdiq gjatë transportit për në spital.

Qendra në periferi të Hoover ka qenë skenë e një situate të ngjashme në vitin 2018, kur një polic vrau atje një afro-amerikan të cilin e mendoi gabimisht si grabitës. “Ne nuk e dimë se sa persona të armatosur u përfshinë në të shtëna,” shpjeguan autoritetet e shtetit amerikan.

Nuk dihet për momentin as nëse ndonjë nga agresorët është arrestuar. Qendra është evakuuar krejtësisht. Annalisa Pope, e cila punon si kashiere në qendrën e mësyrë tregtare, i tha WBMA-TV në një intervistë telefonike se kishte dëgjuar gjashtë deri në shtatë të shtëna. Gruaja theksoi se të shtënat “dukej sikur vinin nga të gjitha drejtimet”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?