Washington - Një burrë i armatosur, i cili dyshohet se po udhëtonte nga Indiana, u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan pas një përballjeje të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas një deklarate të Shërbimit Sekret, ngjarja ndodhi rreth mesnatës, një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar të tjerë. Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Florida.
Autoritetet lokale kishin njoftuar Shërbimin Sekret për një individ të dyshuar si suicidal (me prirje për vetëvrasje)i cili po udhëtonte nga Indiana. Agjentët gjetën makinën e tij dhe një person që përputhej me përshkrimin. Gjatë ndërhyrjes, burri nxori një armë, duke shkaktuar një konfrontim të armatosur, në të cilin agjentët hapën zjarr ndaj tij.
I plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Hetimet për këtë incident po zhvillohen nga Departamenti i Policisë Metropolitane, për shkak se përfshiu forca të zbatimit të ligjit.
Komente

Po ato qe u vrane ishin me dure ne xhepa kurse ky amerikani me shotgan o kenete
PërgjigjuNe 21 janare kush qelloje me arme para kryeministris,kater te vdekurit apo krimineli qe akoma dhe pse eshte ne prage te vdekjes nuk pushone duke e shitur shqiprine vetem per interesin e tije familjar.Jeni shume ju tru shpelaret e vuçidolit qe me 12 maji do merrni goditjen fatale te keti populli.
PërgjigjuEdhe nje here: kur dhunon perimetrin e sigurise shteti qellon. Ja ku e ke shembullin sot ne Washington.
Tregojani Rames kete lajm qe te marri vesh se ca ndodh kur kerkon te penetrosh perimetrin e sigurise. Qe te mos llapi me per 21 janarin. I armatosur apo i paarmatosur ne SHBA vdes po tentove te hysh me force brenda perimetrit te sigurise. Dhe ky tipi qe e paskan qelluar ka qene madje nje bllok larg Shtepise se Bardhe. Kjo ndodh kur ka shtet. Sepse qeveria eshte e legjitimuar nga parlamenti dhe parlamenti eshte i perbere nga te zgjrdhurit e popullit !!! 21 janari nuk mund te merret si dhune apo terrorizem shteteror. Protesta e dhunshme e Rames e 21 janarit eshte perpjekje per grusht shteti, apo permbysje me dhune e rendit kushtetues. Dhe per kete eshte Rama qe duhet te hetohet e te shkoje ne burg me motivacionin e organizatorit te perpjekjes per permbysje me dhune te rendit kushtetues, se bashku me ata qe u bene vegel e tij dhe qe cuan drejt vdekjes se sigurt 4 qyqary te frymezuar se prapthi.
Përgjigju