Breshëri kallashnikovi drejt Top Channel, pranë Big Brother! Vritet roja, po ngrohej në kabinë! Dyshohet se autorët ikën drejt Vlorës dhe hodhën një armë në ferra

27 Mars 2023, 07:05| Përditesimi: 27 Mars 2023, 18:32

  • Share

TIRANË- Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. Report Tv ka mësuar se roja i sigurisë ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. 

Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në nga policia në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Gazetari i Report tv, Sokol Dema ka mësuar se në brendësi të mjetit të djegur janë gjetur 2 kallashnikovë. Mjeti ‘Range Rover’ rezulton e vjedhur në Shkodër. Pasi kanë djegur automjetin, tre autorët janë larguar me një mjet tjetër. Ata dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës, ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet të jetë hedhur armë në ferra nga një automjet në lëvizje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka disa të shoqëruar në Vlorë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel.

1679921893_palkola.jpg

Viktima Pal Kola

Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Pritet edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur sado pak zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Ora 14:11
Sulmi ndaj Top Channel, burime për Report Tv: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Vlorës, dyshohet se hodhën armën në ferra! Disa të shoqëruar në polici

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt Top Channel dyshohet se kanë ikur në drejtim të Vlorës. Disa persona mësohet të jenë shoqëruar në polici.

Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra që dyshohet të jetë armë. Efektivët janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina në lëvizje.

Ora 12:04
Të shtënat me armë në Top Channel, reagon televizioni: Sulm terrorist

1679907704_E613C38173F649B09EF76A44CC31FEC1.jpeg

Televizioni Top Channel i cili ra pre e një sulmi shumë të rëndë gjatë natës me breshëri kallashnikovi e ka cilësuar si sulm terrorist, pa zbardhur asnjë nga motivet që mund të dyshojnë rreth ngjarjes. Si pasojë e ngjarjes tragjike mbeti i vdekur Pal Kola, 60-vjeçari që punonte si roje sigurie.

Reagimi i plotë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.

Pasojë e këtij sulmi ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qenë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë “Öktapus”. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel.

Humbja e jetës së familjarit, të babait e bashkëshortit Pal Kola në krye të detyrës, është tronditja dhe goditja më e madhe për Top Channel. Ngushëllojmë me hidhërim të thellë familjen Kola, duke qëndruar pranë tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie. Po ashtu, Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel, është themeluar, krijuar me frymën e njeriut që ndërtoi jo vetëm idenë e një media shqiptare me vlera perëndimore, por dhe mbi të gjitha e një media që përfaqësohet nga grupi i madh i  profesionistëve të shquar, figurave publike dhe intelektuale, që çdo ditë ne një transmetim të pandalshëm televiziv e jo vetëm, i shërbejnë publikut me dedikim të plotë.

Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë.

Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë  ndaj publikut e shoqërisë shqiptare.

Në emër të këtij misioni, Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

Zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës duke kontribuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës  për shoqërinë shqiptare.

Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë.

Top Channel, aksionerët e tij e familjarët, drejtuesit, gazetarët e autorët, nuk kanë e nuk ka qënë kurrë objektiv i ndonjë sulmi individual që prej themelimit të tij, gjithçka në këtë akt terrorist, lidhet dhe ka të bëjë vetëm me misionin e Top Channel.

Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes.

Top Channel, është e do të jetë, në shërbim të publikut shqiptar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të minuesve të demokracisë, të cilat i njohin dhe përballojnë të gjitha mediat e lira që adhurojnë e ndërtojnë përkrah vlerave perëndimore për ndërtimin e institucioneve dhe principeve të shoqërisë shqiptare

Ora 11:22
VIDEO e plotë/ Si reaguan të trembur banorët e Big Brother nga breshëria e kallashnikovit! Kristi: Thashë se ishte këtu brenda

1679909028_Screenshot2.jpg

Një orë pas mesnatës së mbrëmshme persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejti ambienteve të Top Channel në Tiranë, pranë shtëpisë ku po zhvillohet spektakli Big Brother VIP. Banorët e shtëpisë së BBV e kanë dëgjuar breshërinë e të shtënave dhe kanë reaguar të trembur, pa ditur se ç’po ndodh! Qetsori, Kristi dhe Nita kanë dëgjuar duke parë njeri-tjetrin me pikëpyetje.

Biseda mes tyre

Kristi pyeti: Çfarë ishte kjo???

Qetsori: Kallash!!!

Kristi: Thashë se ishte këtu brenda!!!

Nita: Ishte afër

 

Ora 10:07
Një plumb i mori jetën, video nga kabina ku roja humbi jetën nga të shtënat drejt Top Channel

Një plumb i mori jetë rojës Pal Kola, 60 vjeç nga të shtënat drejt Top Channel. Report Tv sjell video nga kabina në të cilin Kola ishte teksa humbi jetën. Në kabinë duket edhe shenja e plumbit që i mori jetën 60-vjeçarit.

Ora 09:10
VIDEO /Shenjat e plumbave në xhama dhe kangjella, pamjet pas të shtënave drejt Top Channel

 

Report Tv ka siguruar pamjet pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Në pamje duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës. Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agroni: 27/03/2023 20:24

    Po sa borxhe ka vjollca e topit (i ka bere zbor kazinose) nuk i ka as shqiperia bashke,llogarite vetem nje dore i ka marre borxh njerit nga fisi brahja ne sauk 700,000 euro prej 10 vjetesh dhe i ka fut kollaren,e moj vjollca e shkrete ste gjen gje ty se te ruajne borxhlit sic ruanin ceken te filmi borxhliu.

    Përgjigju
    • Tmerr: 27/03/2023 21:33

      700 mije eurooo per bixhoz? Ca jane kto shifra qe sna i kap imagjinata. Tmerr

  • Ups: 27/03/2023 18:36

    Po qen nga shkodra do jen fancat e luizit jon merzit se doli kijara. Zot na ruj na pashkolluarit .

    Përgjigju
  • Sabriu: 27/03/2023 17:15

    Te tilla ngjarje ndodhin ne gjithe boten e medias, madje jan vendosur bomba jan vrar gazetar, ska pse te cuditemi. Ngushellime familjes e te ndjerit.

    Përgjigju
  • Lame: 27/03/2023 16:53

    Familja e Dritanit kane "fituar" gjygjin e pronesise me ndihmen e shtetit po duket qe humbesi beri hapin e pare drejt apelit. Ose TOP GJOBA i ka vene dikujt ndonje gjobe te majme dhe erdhen per ta paguar.

    Përgjigju
  • Ceni: 27/03/2023 15:52

    Se mjaft ne roberi O e mjera shqiperi O djem rrembeni skafet Dhe te gjithe per ne angli

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2023 13:54

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Riku: 27/03/2023 13:52

    Ndjesë paste i shkreti... por për realitetin e patronazhistëve ku fajin e ka sala ose meta ngjarja është më se normale se kësaj qeverie nuk i kërkohet asgje minimale duke përfshirë rendin dhe sigurinë mjafton ti tregojë vendin opozitës... do kishte kuptim teoria qe e beri sala sikur te kishte kërkesë llogarie publike por pse leshin duhet te beje dicka sala kur dihet qe ketu ska reagim per asgje... sa i përket topit jam i sigurt qe ata vete e dine autorin dhe mesazhin... ne perceptimin tim ministri brendshem sot duhej dorëhequr eshte nje ndjese publike morale për përgjegjësi jo te drejtpërdrejtë

    Përgjigju
    • rika: 27/03/2023 18:09

      nqs esht nje gje qe duhet te behet esht te mbbyllet ai program hale e jo te japi dorheqjen ministri se i bije qe cdo vrasje ministri te dorehiqet dmth cdo jave minister te ri nqs se nuk arrestohen autoret e krimeve jam dakort qe ministri e drejtori i pergjithshem i policise te pushohen nga puna por deri tani shum pak ngjarje kan ngel pa u gjetur fajteoret

  • Nora: 27/03/2023 13:35

    Po dihet se kush e ka bere o njerez. Shoket e cecen mercenar Luiz Ejllit nga Shkodra. 1000 per qind te sigurte kush jane keta njerez. Gabim i pafalshem i Top Chanel qe nuk e perjashtoi Luizin qe javen e pare. Luizin e njohin se si kercenon, se si mashtron dhe bullizon. Duhet ta kishin larguar me kohe. Gjithe vanoret e shtepise jane djem e vajza shume te mire , por Luizi eshte ajo fara e keqe qe po mbin kudo ne shoqerine shqiptare dhe qe fatkeqsisht e mbeshtesin dhe lepijne buzet edhe gra e nena femijesh qe vetem iu uroj tu behen ata femijet si mashtruesi me i madh Luiz Ejlli.

    Përgjigju
    • Satêr: 27/03/2023 17:05

      Repekte! Po u dhëmb kokverdhve vrasës

    • Tito: 27/03/2023 17:03

      Ka qene dyshimi im i pare qe mund te kete edhe lidhje me Luizen. Kjo, duhe njohur se sa sociopath dhe psikopat jane 80% e popullit shqiptar. Do zoti qe mos te jete vertet kjo arsyeja sepse ne te kundert shqiperia eshte per t'u kuruar e gjitha nga veriu ne jug.

    • Psikopati: 27/03/2023 15:34

      Kam lexuat idiotelleqe ne jeten time , por komenti juaj ja kalon cdo lloj fantazie maniake te shfrenuar ! Te kaluara beni nje vizite sa me shpejt ju lutem per shendetin tuaj!

    • Pallmall: 27/03/2023 14:48

      O infantile... kaq matufa jeni sa mendoni se dikush rrezikon 25 vite burg per big brother... po cfare i beri topi luizit qe duhet me i gjujt me top... i dha nje shans e beri super influent e beri me te dashur po i jep dhe nja 10mije euro min per cfare arsye dikush duhet te jete I indinjuar me topin o tope... po shfryni inate bigbrothereske atje ke forumet e atij formati jo te lajmet serioze... te fala oltës

    • Filan: 27/03/2023 14:23

      Seriozisht kan e ceket je? Nuk e di dmth …

  • Ansi: 27/03/2023 13:20

    Ngushëllime familjes se te ndjerit, per Top-halen nuk i vjen keq asnjë njeriu sepse me gjoba dhe shantazhe merren.

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 27/03/2023 13:09

    O qeni Arbëror mëso Shwip se fjala shkjau në Shqip nuk ekziston. O djali i mamas Sērbe e djali i babës Taleban. Ti kur sdi Shqip pse komenton e shkruan Shqip. Komento te Sērbët o spiuni sërbit Arbërori IDJOT.

    Përgjigju
  • Agron: 27/03/2023 12:46

    Perse keni frike te gjithe qe ti permendi emrin (a.lala) dhe genjeni jo ps jo pd jo bbv2 ??.e di mire vjollca e topit nga i ka ardhur, e di mir ajo se me leket e kujt u ndertua top chanel, cfare mendoi ajo meqe pronari i vertete vdiq ne nje atentat ne ashensor do e gezoje ajo pronen e tij ,duke i bere leket rrush e kumbulla ne kazino se bashku me dy bibat e veta ???.

    Përgjigju
    • Sksla: 27/03/2023 17:53

      Pse dhe gocat i luajne bixhoz?

    • I paprekshmi: 27/03/2023 13:27

      Altin lamaj jo lala

  • ARBana: 27/03/2023 12:22

    UA PO SI ESHTE E MUNDUR TE GJITH SHQIPTARET E DUAN BIG BROTHERIN. E SHTE EMISIONI ME I NDJEKUR NGA GJITH SHQIPTARET NENPER BOT.... UA UA UA .... TE GJITH JANE DASHURUAR ME TOP CANAL... I KA BER LUISI TA DUAN TOP CANLIN.... ESHTE ME I NDJKURI I TE GJ8THA KOHRAVE.... LUOS LUIS LUIS.... LUISI: UN do ta fitoj big brotherin se jam me sali berishen , mentori im me thote se do ta fitosh edhe me gjak....

    Përgjigju
    • Osmani imadhershim ARBana: 27/03/2023 19:56

      ESHTE IRONIKE KOMENTI PARE....

    • oj bana: 27/03/2023 18:13

      kush te tha ty qe te gjith duan bb? oj tru laraske kaq kulture keni ju qe ndiqni nje program imoral mos i fut te gjith shqiptaret ne globin tend te injorances qe nuk keni enderra per te ardhmen tuaj por e humbni kohen me programe plehera

    • Doktori: 27/03/2023 14:07

      Pse nuk i ke pirë ilaçet sot? Sa herë të kam thënë?!

  • roja: 27/03/2023 12:17

    Realitet shqiptar . Roja o vritet o futet ne burg ngaqe pronaret e tyre jane te mpleksur ne dallavere.

    Përgjigju
  • Suela: 27/03/2023 12:15

    Gjynaf fukarai,ti marrin jeten per nje kafshat buk.Ky esht krimi,fakarai i gjore,sepse sulmi ndaj Topit esht larje hesapesh mes bandave mafioze,paralajmerim per dike qe ka prish parazaret.Nuk ka si ti kapi drejtesia ne nje vend ku qeveris mafia.

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2023 12:06

    Shume ngjarje e ciditshme i ndjeri akoma ska ne foto apo nje familjar te dali te flas topi akoma ska nje reagim.

    Përgjigju
  • Visha: 27/03/2023 11:46

    Keto jane gjemat e ilir metes e sali berishes te hapin sa me shume panik ne popull e ne pushtet te iki vemendja nga ata te kete sa me shume destabilizim deri ne zgjedje ata do bejne me shume

    Përgjigju
    • Arben: 27/03/2023 13:10

      Ambasada amerikane duhet te perjashtoje nga keto zgjedhje opoziten. E vetmja mundesi qe te stabilizohet Shqiperia.

    • Hè mè tè lumtè ty: 27/03/2023 12:42

      @Visha. Ja ta marrèm pèr tè qènè atè qè shkrove (e bènè ata tè dy, Sali gèrdalla dhe Metè hajduti). A ka polici ky vènd? Si dilka ai mjeti i tyre, nga qèndra e Tiranès dhe na mbèrrika nè Golem, pèr tu djegur, me kallashèt brènda? Tralala moj vithe, se na le pa gjumè,,,i thonè kèsaj.

  • Njoni: 27/03/2023 11:39

    Sika mundesi. Qe shumica e makina e qe bohen vrasje Ose atentate vidhen në Shkoder???? Cabo shteti atje fle gjum . dhe pse ikin shqiptaret vijne në angli cate bojn atje osht bo makeq se në ukrahin . Ore se kuptoj Pse nuk vojne monde kosenin drejtor policija në në tiran dhe në gjith shqiperin. Vetem ai e shpeton ate vend. I e boni elbasonin në 1998 perqef sa iku ai filloj loja atje dhe ska mbaruar sot e ksajdite.

    Përgjigju
    • Altin: 27/03/2023 14:14

      Shkodra lufton lojrat e bixhozit pa leje...

    • Shkodra: 27/03/2023 13:53

      Po cfar shkodre o te q ate motren ? Rasti pak qe ndodh ku e ke degju her tjeter

  • Hajde hajde: 27/03/2023 10:54

    Ruaitje e dobet e objektit. Duhet te kishte më shume se nje roje dhe te veshur me jeleke antiplumb. Shume kollaj vrasesit mund te kishin depertuar edhe ne zonen e shtepise se BB, nqs do e kishin si objektiv te vrasjes.

    Përgjigju
  • Dori: 27/03/2023 10:06

    Larje hesapesh mes mafias qe posedon mediat dhe gjith politiken ne Shqiperi.Gjith ikin ne drejtim te paditur pondikur qeveria e zinte lepurin me qerre thoshte populli.Ka ik per lesh ky vend pastaj ankohen pse iken rinia.Si te jetosh ne nje shtet mafioz?

    Përgjigju
  • Erik: 27/03/2023 10:01

    Besoj se jane gjobvenesit/racket e krahut te majte te autostrades, te njejtet qe kane gjuajtur para 3 vitesh ne te njejten menyre ndaj Kompleksit Eiffel, 1 km larg Top Channel. Ne ate kohe u perfol per grupin e merhumit qe s'gjendet prej gushtit te vitit te kaluar. Qofsha i gabuar.

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/03/2023 09:51

    Natyrisht qè i duhet lènè organeve tè rendit gjetja e autorève dhe arrestimi i tyre. Kjo, èshtè terminologjia qè pèrdoret pas ngjarjeve tè tilla, ATJE KU SHTETI FUNKSIONON. Çfarè figure jep njè shtet, ku efektivèt e policisè nè uniformè, duhen arrestuar nga grupi i gatshèm SHQIPONJA, sepse nè gjèndje tè dehur, veprojnè si halabakè? Njè ministèr i brendshèm qè jo vetèm nuk e ka haberin nga fusha qè "drejton" por qè nuk njeh asnjè etikè qytetare nè raport me pèrgjegjèsinè. Largohu more zotèri, dorèhiqu. Njè polici e shthurur,vrasje makabèr nè mes tè kryeqytetit (gjèndet makina e vrasèsve e djegur nè Golem). Ik o ik. Dhe nuk kanè turp, shkojnè nè Angli dhe "mbrojnè" shqiptarèt nga politika e atjeshme? Nèse nuk do bèheshe fjalè pèr vendin tim,,do kèputesha sè qeshuri, mirèpo kètu tè rrjedhin lotèt e dèshpèrimit, kur sheh ku ka pèrfunduar gjithçka. Njè shqiptar 60 vjeçar,,humbi jetèn mbrèmè,,,duke qenè nè punè. Si i ndjeri,,mund tè kishte qenè çdonjèri nga ne. Ministri i brendshèm, as qè e sheh tè nevojshme tè prononcohet sepse AQ DI E AQ BÈN. Pèr tè, del kryeministri dhe llomotit. Shqipèri, tè kam dhjerè,,,,,

    Përgjigju
  • Dordomusi: 27/03/2023 09:47

    Jane gjujtsat e tik tokut se i kane ren ndjekesit

    Përgjigju
  • adios: 27/03/2023 09:46

    der me sot thoja sdo e lem shqiperin tone..por erdhi koha ikjes,duhet braktisur ky vend nje ore e me pare.te shpetojm veten dhe femijet,pa na ardh ndo1 plumb qorr...

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/03/2023 09:22

    Per cfar jan dronat e policis e satelitet ? Keto kriminela qe vrasin hallexhinj gjuajne pa kriter duhet te kapen sezben me patjeter

    Përgjigju
  • Mjeku: 27/03/2023 09:01

    Mediat shqiptare jane lavatrice parash te pista. Keto jane pasojat. Roja ishte nje viktime e pafajshme. Rama ti jap edhe 100 dit afat te tjera policise.

    Përgjigju
  • Eduart: 27/03/2023 08:40

    Gjuani arbanen ajone meriton . Te qaje dhe une eduarti

    Përgjigju
    • Moshamut: 27/03/2023 12:22

      Po të kishte shtet ti 'eduard' duhej të ndaloheshe për thirrje terroriste!...shokët e tu janë vrasësit e rojes!.

  • Loni: 27/03/2023 08:28

    Kanë dashur të bëjnë terrorr. Idem te Don Bosco. Martinajt?

    Përgjigju
    • moku: 27/03/2023 13:46

      do rish mir ti loni apo si e ke hallin

  • Lushka: 27/03/2023 08:28

    Seriozisht ka ndodhur!? Uaaaa tmerr! E habitshme kundrejt nje programacioni qe I ka mberthyer MBAs ekranit. Cuditerisht un nuk e ndjej fare fare sepse shum nivle I ulet si programacion... Nesje ketu kan ngelur mbetjet edhe politikanet asgje tjeter... Do jet ndonje fans qe ka terhequr shume...

    Përgjigju
  • Landi: 27/03/2023 08:24

    Bravo Arben per komentin, qenke p*ll tamam

    Përgjigju
  • Arben: 27/03/2023 08:08

    Te harroje Saliu se me keto gjera mund te trembet kush. Kjo gje me teper i bashkon shqiptaret rreth PS.

    Përgjigju
    • Demiri: 27/03/2023 08:42

      Grusht bashkuar rreth Partisë. Ti thyejmë dhëmbët armikut të kllasës punëtore. Armiku Sali e ka fajin, ndaj jemi në këtë gjendje. Në çdo statistikë, të fundit për gjërat pozitive, të parët për ato negative. Armiku Sali ka 10 vjet që e qeveris këtë vend si pashallëk i rrethuar me bashkëpunëtorët e tij hajdutë e pervers. Saliu e ka fajin si antikombëtar e mik me Vuçiç e armik ne Kurtin. Ah Sali Berisha që ke 10 vjet që na pi gjakun!

    • Arbëri: 27/03/2023 08:38

      O lesh kuq, këto krime janë të Edvin shkjaut shqipfolës

    • Maku: 27/03/2023 08:30

      Ca thua o sufllaqexhi clidhje ka saliu me kete ngjarje?

    • Benar: 27/03/2023 08:23

      I bashkon rreth ps qe po i dalin te gjithe drejtuesit hajdut. Kete deshe te thoshe beni?

  • genti: 27/03/2023 07:57

    marrezia ska fund ne ate vend ...

    Përgjigju
  • Topqenefi: 27/03/2023 07:17

    Kshu esht kur ban pislluqe o top chanel shkak pasoj quhet kjo

    Përgjigju
    • Italja si moter: 27/03/2023 11:17

      O te mallkuar ,çfar jane keto komenye dhe pastaj thone qe mungon liria e fjales .po ne vendet e tjera te europes dhe ne amerike pse ndodhin ? d.m.th.edhe atje nuk ka siguri jete ? kush e kruan do ta haje se doni te ikni mbrapa diellit vafshi se me ne fund do te ngelen shqiptaret e ndershem ne Shqiperi .pika pika popull hajdut ju vidhni shtepine tuaj .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?