Një incident është shënuar në një diskotekë në qytetin e Gjilanit ku po performonte këngëtari i njohur Mozzik. Mësohet se një person ka qëlluar me armë në oborrin e diskotekës rreth orës 01:50 të 28 korrikut 2023.
Kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendin i ngjarjes në drejtim të panjohur informon policia duke shtuar.
“Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurte janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policor është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa mjeti i pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës” informoi policia e Kosovës.
Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.
"Respekte policia e Kosovë ka kryer vetëm punën e saj" shkruan Mozzik në një postim në facebook..
Koncerti është ndërprerë për çështje sigurie.
Dhe quditrisht shqiptaret shkojme si bagetia ne kasaphane per ta par edhe nje analfabet duke uluritur se per te kenduar as qe di ky, shifni komentin e tij: KTA KRYEJNE VETEN PUNEN E VET! Ne vend se te thuhet "vetem", sidoçoft nje popull qe me shum vlerson antivlerat eshte i denuar te vdes, shkojne pas nje rrugaqi mjerim o mjerim.
Përgjigju