Fatjon Murati dhe lokali i tij në 'Don Bosko'

Të shtënat me armë në lokalin e Fatjon Muratit, policia nën vëzhgim 3 të dyshuar! Një prej tyre me precedent penal

10 Prill 2023, 16:28| Përditesimi: 10 Prill 2023, 16:35

  • Share

TIRANË- Gati një muaj pas breshërive të kallashnikovit drejt lokalit të një emri të njohur në botën e krimit, Fatjon Muratit blutë e Tiranës kanë mundur të zbulojnë disa detaje të reja për atentatin. Sipas mediave, policia e Tiranës ka 3 persona të dyshuar lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë (mes tyre edhe mbesa e saj 10-vjeçare e cila dëshmoi gjithë  ngjarjen). Këta 3 persona, janë duke u vëzhguar nga policia si të dyshuarit kryesor të ngjarjes së rëndë të 12 marsit.

Për këta tre persona, grupi hetimor ka siguruar të dhëna që i kanë bërë të dyshojnë se mund të fshihen për këtë ngjarje të rëndë.  Mes të dyshuarve mësohet se është dhe një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Deri në këtë fazë grupi hetimit, nuk ka konkluduar në prova konkrete që provojnë përfshirjen e tyre, por ka dyshime të forta se ngjarja e rëndë vjen në vazhdën e një serie ekzekutimesh të regjistruara në Tiranë, Lezhë dhe Laç.

Kush është Fatjon Murati

Kujtojmë se Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar. 

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 10/04/2023 17:34

    Nga momenti qe grupi hetimor kryen survejimin e personave te dyshuar njekohesisht ata jane lajmeruar qe jane ne survejim sepse ketu ne kete vend me leke blen cdo gje shteti ka mbi 30 vjet qe eshte inekzistent keshtu qe asnje nuk do te kapet si gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?