Bota

Të shtënat me armë zjarri në SHBA/ Dalin pamjet, kur katër autorët adoleshentë qëllojnë për vdekje tre persona

9 Prill, 22:51| Përditesimi: 9 Prill, 22:56

  • Share

Ditën e djeshme janë vrarë tre persona dhe tre të tjerë mësohet se kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri në Virginia. Sipas raportimeve të mediave të huaja, të shtënat u raportuan rreth orës 17:30 në Olde Greenwich Circle, një rrugë me banesa në qarkun Spotsylvania rreth 60 milje në jugperëndim të Uashingtonit, DC.

Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës ndërsa viktimat janë të gjithë të rinj, konkretisht jane dy 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Ndërkohë në pranga kanë rënë katër adoleshentë, dy 16-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar që dyshohet se janë autorë të krimit. Ndërsa motivet e ngjarjes nuk dihen ende.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?