Katër persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një spital në Tusla, Oklahoma, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar sipas raportimit të policisë.
Oficerët konfirmuan se vrasësi i dyshuar, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë, po ashtu ka vdekur.
Policia mbërriti në vendngjarje të mërkurën pasdite në Spitalin “St Francis” tre minuta pas nisjes së sulmit.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Zëvendësi i Shefi të policisë Eric Dalgleish tha:
"Tani për tani kemi katër civilë që kanë vdekur dhe një sulmues të vdekur."
Ai tha se vrasësi, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri, të cilat besohet se ai ka bërë vetëvrasje
Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm të sulmit.