Kryeministri Ed Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në Rrogozhinë, ku ka parë nga afër vaksinimin e të moshuarve që prisnin në radhë për të marrë dozën e vaksinës antiCOVID. Gjatë ditës së sotme pritet që në Rrogozhinë të bëhen mbi 200 vaksina të moshave +70 vjeç dhe + 80 vjeç.
Rrogozhina ka përfunduar procesin e vaksinimit të stafit mjekësor dhe arsimtarëve dhe aktualisht vijnë me të moshuarit.
Vetë të moshuarit kanë shprehur vlerësimin e tyre për Ramën, duke e falenderuar për përkujdesjen që po i bën popullit ndërsa i urojnë edhe "të shtoftë jetën zoti'.
Ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në e-Albania janë regjistruar 15 mijë kërkesa .
Lajmi kryesor:
'Berisha thotë se vaksina të vdes', Rama: E pafalshme që Basha nuk flet! Nëse doni që vaksinimi të ndërpritet votoni ata! PD i përgjigjet: Ti s'ke frikë nga COVID por nga shqiptarët
I.K/K.T./ReportTv.al