'Të të prezantoj ty edhe me Presidentin e shqiptarëve', Meta kërkon hetime për përgjimet e 'Ndranghetas'

23 Janar 2021, 13:06| Përditesimi: 23 Janar 2021, 13:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për herë të parë pas përgjimeve të publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". mes tyre dy shqiptarë.

Në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën "Princi" dhe Ercolle D'Alessandro, një tjetër anëtar i grupit mafioz, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.

Nga Durrësi, Presidenti Meta ka deklaruar se problematika e pastrimit të parave është e njohur nga të gjithë.

"Të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali padyshim që duhet të ndiqet menjëherë nga institucionet", tha ndër të tjera Meta.  

Në përgjime bëhen biseda edhe për ndërtime kullash në Tiranë, me qëllim pastrimin e parave. Aty flitet edhe për korruptimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë. 

Përgjimi ku del Presidenti: 

Në takimi mes Gallos dhe D'Alessandro-t diskutimi ishte shumë i fortë. Në fillim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më parë.

Ercole D'Alessandro iu turr biznesmenit dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: "së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t'ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj....por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj ... ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 23/01/2021 17:16

    EDHE KJO TE DUKET FALLCO ,,MOR SHKERDHATE PRESIDENT,,,EDHE KETE PERGJIM DO THUASH ESHTE I RREME ASHTU SIC THE DHE PER VIDEON E PRIFTIT....TI DO VARUR NE LITAR SE BASHKU ME SALIUN,,LULIN ,,DHE KETE KULLEN....

    Përgjigju
  • emri: 23/01/2021 17:05

    po nuk na duhej ky episod per te na mbushur mendjen cfare hajduti me cizme eshte ky plehre. ishalla sikteriset me koronen.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 23/01/2021 16:02

    Eurodeputeti dha dorheqjen per kete pune. Po ti Ilir qe ke dhe mekate te tjera me te renda pse nuk largohesh nga ajo karige ou je ulur i padeshiruar nga populli

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/01/2021 13:48

    O i degjeneruar o kopuk robt ku ti kesh.

    Përgjigju
  • ORALDO: 23/01/2021 13:47

    Po,do,te,ndryshojne,njerzit,dhe,do,te,behet,me,miremkupkim,meta,basha,edi,me,bekimin,e,berishes

    Përgjigju
  • O tej: 23/01/2021 13:41

    O Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?