Edi Paloka

‘Të të...breshka’, Paloka flet me tone të ashpra: Nuk ma merrte mendja qe do vinte një ditë që do më kërkonin të largohesha nga PD

13 Dhjetor 2021, 14:32| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 14:34

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me tone të ashpra për të gjithë ata që i kërkojnë të bëjë një parti të re. “Të të … breshka”, shprehet Paloka.

“Gjithnjë kam vlerësuar ata që rrugën e tyre në politik e kanë shtruar vetë , ndërkaq të katapultuarit  në postet më të larta në parti dhe qeveri, pa asnjë kontribut e meritë, i kam parë gjithnjë si të përkohshëm që sapo t’ju heqësh lugën nga dora, kthejnë shpinën e shkojnë në punë të vetë.”, shkruan deputeti përmes një postimi në rrjetin e tij social.

Ai shton se nuk e priste që pikërisht këta të fundit t’i kërkonin të largohej nga partia për të cilën ka bërë shumë sakrifica.

“Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore.

Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit  ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta.

Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim:

“Shkoni beni partine tuaj !!!” Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka””, shprehet ai.

Vetëm një ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës shkarkoi Lulzim Bashën dhe caktoi një referendum 'një anëtar, një votë' për ta ratifikuar këtë vendim, “hakmarrja” nuk vonoi. Ditën e djeshme Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 251 anëtarët e të cilit votuan për shkarkimin nga të gjitha funksionet në PD të grupit të Berishës. Më argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, shkarkimi ka nisur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ndërsa ka vijuar me anëtarët e kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 14/12/2021 07:07

    Sa te jet paloka me pd nuk ka shanc te fitoj pd .paloka njeri ordiner.

    Përgjigju
  • 007: 13/12/2021 18:22

    Thume thume te drejte ke Paloqe… ty do te dhjesin qente e rruges o mafioz e trafikant, o vrases i Diles, bashkejetueses se Daut Kadriovskit terrorostit e trafikantit me te madh qe ti bashkepunove me te, ndave paret .. deheshe se bashku me Prel Martinin ne shtepne e tij ne Allias… e heroinen qe te la Dauti ne Domje tek miqte e tu bukepjekes e shite dhe vrave rinine … o pis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?