Politikë

Të tërhequr nga amnistia fiskale e penale? Rama: Do të bëhet, ne do t’i legalizojmë paratë e shqiptarëve! Këtu ka parti që financohet nga vend armik

28 Shtator 2022, 13:23| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 15:20

  • Share

Edhe një herë tjetër Kryeministri Rama është shprehur më se i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarë.

Rama tha se asgjë nuk e ndal këtë qeveri së legalizuara paratë e shqiptarëve, ndërkohë që duke folur për ata që e kundërshtojnë këtë nismë, kryeministri përmendi edhe rastin e Partisë Demokratike, e cila financohet nga një vend armik, duke folur për skandalin e lobimit rus.

“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, moskuptimet, apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Ne kemi një parti të tërë politike që ka pretenduar të vijë në qeveri dhe është financuar nga një vend armik dhe agresor i Kartës së Kombeve të Bashkuara. Nëse në atë parti kemi ‘de facto’ në krye një person të shpallur ‘non grata’ për të gjitha të zezat nga Shtetet e bashkuara, kush jemi ne të paragjykojmë n99% të shqiptarëve për shkak të 1% të atyre që merren me krim e droge. Ne nuk jemi askushi t’i penalizojmë shqiptarët që të legalizojnë të ardhurat e tyre, dhe t’ua bëjmë jetën ferr. Dhe kush janë ata që na thonë që jo kjo nuk mund të bëhet se Shqipëria është me kriminelë. Ne këtë ia kemi bërë vetë vetes”, tha Rama.

Kryeministri nënvizioi se ai do të tentojë arritjen e një dakordësie me të huajt, por kujtoi se interesi si shqiptarëve është parësor. 

“Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve. Këto me ‘nëse’ janë në havë. Unë jam këtu për të gjetur një dakordësi por ne këtu jemi për të bërë detyrat ndaj shqiptarëve, sigurisht pa shkelur normat. Amnistitë fiskale ne i kemi gjetur mes vendeve të Bashkimit Evropian, ku janë bërë shumë. Në Itali janë bërë edhe më shumë se vendet e tjera. Sa i përket parasë së zezë, të jemi të qartë. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për këtë kategori ligji është shumë i qartë. Pak më shumë respekt kur flisni për ‘paranë e zezë’ të emigrantëve. Ky nuk është një ligj për mua. Nuk është ligj për politikanët, për prokurorët, për gjykatësit etj. Ky nuk është ligj kaste, por një ligj për të gjithë ata që kanë lënë jetën rrugëve për të kursyer para”, tha Rama.

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Më parë, kryeministri Edi Rama ka thënë se kritikat e të huajve për këtë projektligj nuk janë të sinqerta  sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Rama e ka bërë të qartë që projektligji për amnistinë fiskale do të miratohet, duke theksuar se të gjithë shqiptarëve që kanë punuar me djersën e ballin në këto 30 vite do t’ua formalizojnë paratë dhe të gjithë të kenë mundësi që të blejnë shtëpi në atdheun e tyre.

Ora 11:31
Rama nesër takim me ambasadorët, do të diskutojnë projektligjin e qeverisë për amnistinë fiskale

Kryeministri Edi Rama do të takohet nesër me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mësohet se në fokus të bisedës do të jetë projektligji i qeverisë për amnistinë fiskale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pellazg: 03/10/2022 22:10

    Kur shigoj lexoj e dëgjoj disa Shqipfolsa të vien për të vjell e për ti dhier Kta kokpalar që rrin si plerat rrugëve shajnë emigrantët e shkret që fal emigrantëve edhe kta plera kan mbijetuar në Shqipëri Ju ndotjet e ajrit klyshat e saliviçisit edhe iliropulosit jeni spiuna të ndyr Edi rama ka mangsira askush nuk është i përkryer Por kurrsesi nuk krahasohet me spiunat si ju me etërit tuaj spiun saliviçisin iliropulosin Turp bythshitura

    Përgjigju
  • Durrsaku: 29/09/2022 09:15

    Amnistia fiskale ne kete moment, ndihmon vetem ato qe kane para te pista te padeklaruara, para te cilat nese behen te ligjshme do te kemni nje hiperinflacion qe as nuk jua merr mendja. Nese emigrantet kane para me pune te ligjshme mund ti sjellesh ne Shqiperi pa asnje problem (por dhe ato qe punojne ne te zeze prape mund ti sjellin dhe te blejne shtepi, sepse nuk ben nje punetor ne te zeze miliona euro jashtetit), por jo kur i ke me lloj lloj pislleqesh. Leverdia e vetme eshte e qeverise sepse nuk kane para mjaftueshem me mbuluar nevojat e ketij populli dhe e kriminelave te krimbur ne shpirt dhe ne para.

    Përgjigju
  • E verteta lakuriq!: 28/09/2022 18:13

    Me kete veprim zhvleresohen pagat dhe shkojne per lesh bubi! Pa amnisti dhe spo pyet njeri, jo me me amnisti! Me pagat Shqiptare vetem ne Zimbabve mund te kesh shancin per te blere shtepi! Edhe nese e ke pagen sa Kryeministri nuk ke asnje shans! 2 zgjedhje ke!!! Ose merruni me droge sepse amnistia eshte ka qene dhe do te jete. Ose nese je i ndershem lexo me poshte!! Ne daten 5 Tetor hapet Llotaria Amerikane!!! Zoti ju bekofte!!!!

    Përgjigju
  • Hako: 28/09/2022 15:41

    Lexojini komentet e mesiperme, Shihet qarte se shkruhen nga i njejti person apo nje grup i vogel, E shprehura e tyre nen nivelin mesatar, dhe shume e varfer i padit.

    Përgjigju
  • landi: 28/09/2022 15:27

    Pershendetje Z. Kryeminister. Une jam emigrant dhe kam kursuer shume keto vite, por pas pandemise jam i papune dhe po mendoj te kthehem ne Shqiperi. E di qe edhe aty eshte e veshtire per pune, por kam shpresa te ju te me punesoni te skuadra e komentuesve qe ju mbajne ison. Sic e shikoni jam serioz, i afte te shkruaj me pike e me presje, dhe i zellshem te shkruaj me shume se nje resht, ne ndryshim nga komentuesit me poshte. Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj ne emailin [email protected]

    Përgjigju
    • Pleshti: 28/09/2022 17:22

      Hahahahaha....fiks fare..landi!!! I madh je

    • Or tej: 28/09/2022 16:51

      Cunat e londres do punesohen tek pikat e grumbullimit te thaseve me leke qe do sjellin emigrantet per te numeruar leket. Po ashtu edhe ish punetoret e Sudes, Vefes, Xhaferrit, Popullit jane te ftuar te aplikojne si eksperte te fushes. Nqs do kemi prurje te medha do marrim edhe ca kandare me koqe per ti terhequr eurot me kilograme.

  • jona: 28/09/2022 14:50

    gjithmone keni treguar mbeshtetje per qytetaret sic eshte dhe amnistia fiskale

    Përgjigju
  • ola: 28/09/2022 14:50

    do jete shume pozitive njohja e te ardhurave per emigrantet pasi kane sakrifikuar vertet shume

    Përgjigju
  • sibel: 28/09/2022 14:47

    ide maft e mire qe aministia fiskale te behet dhe ne vendin tone sepse do zhvillohet akoma e me shume vendii

    Përgjigju
  • frenki: 28/09/2022 14:45

    kjo eshte dhe nje menyre mjaft e mire per emigrantet te sjellin parat ne vendin e tyre

    Përgjigju
  • tea: 28/09/2022 14:44

    amnistia fiskale do ti jape shume zhvillim Shqiperise ,bejeni sa me pare

    Përgjigju
  • beni: 28/09/2022 14:44

    sjemi kundra ketyre qe z.rama ndermerr pasi do te sjelli rritje te madhe te ekonomise

    Përgjigju
  • Luan: 28/09/2022 14:43

    Nese behet amnistia te gjithe parate e shqiptareve do kthehen ne atdhe dhe do rritet numri i investimeve ne shqiperi

    Përgjigju
  • vebi: 28/09/2022 14:43

    duhet te behet dhe ne vendin tone amnistia fiskale,ishalla sa me pare

    Përgjigju
  • Alban: 28/09/2022 14:42

    Ska pse nje shqiptar qe ka vite pune te kete frike te sjelle parate e tij te atdhe.

    Përgjigju
  • bjordi: 28/09/2022 14:41

    besoj se bendim i mir docjet pasi do te na ndihmoj shume dhe do kene shume investime nga emigrand

    Përgjigju
  • ersi: 28/09/2022 14:38

    e mire do jet kur e kan bo shumica europes pse mos ta bejm dhe ne

    Përgjigju
  • Ledi: 28/09/2022 14:38

    Fal amnistis fiskale vendi yne do te zhvillohet akoma e me shume

    Përgjigju
  • vini: 28/09/2022 14:36

    po normale te kemi opoziten qe merr leket nga rusi normale

    Përgjigju
  • Teo: 28/09/2022 14:26

    Kusho qe ka sakrefikuar jasht vendin duke punuar me pasterti e ndershemri le te vij ne vendin e tij e te investoj diku me ato para te fituara

    Përgjigju
  • Eno: 28/09/2022 14:25

    Le te behet e kushdo qe kanpunuar me ndershemri le ti sjell ato te atdhura ketu

    Përgjigju
  • Ani: 28/09/2022 14:24

    Ketu nuk flitet per lek dorge por per lek mundi e kursimesh mos u keqkiptoni

    Përgjigju
  • Altin: 28/09/2022 14:23

    Edhe ne vendet e tjera qe esht ber si livj ka rezultuar me sukses

    Përgjigju
  • Jona: 28/09/2022 14:13

    Ishalla sa me shpejt behet te perparojm dhe ne si vend

    Përgjigju
  • Dori: 28/09/2022 14:13

    Amnistia fiskale duhet te behet dhe tek ne sepse u zgjidh shum pun emigranteve

    Përgjigju
  • Visi: 28/09/2022 14:11

    Shume mire do beni. Merr me vete edhe Doshin, Frrokun, Manen apo Lucen me Qifen. Mos harro Don Lazen. Ata mund tua sqarojne me mire kete pune...

    Përgjigju
  • ina: 28/09/2022 14:06

    gjithmone eshte shume i drejtperdrejt KM me ato qe thot

    Përgjigju
  • serena: 28/09/2022 14:05

    amnistia fiskale eshte nje vendim shume i mire qe po merret nga rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?