Të tjera ekzekutime në Iran: Armiq ndaj Zotit! Del audiopërgjimi: Policia më detyroi të pranoj se kisha kryer vrajse

19 Maj 2023, 16:54| Përditesimi: 19 Maj 2023, 17:00

  • Share

Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar tre burra të dënuar me vdekje në lidhje me protestat mbarëkombëtare antiqeveritare vitin e kaluar. Maxhid Kazemi, 30 vjeç, Saleh Mirhashemi, 36 dhe Said Jakubi 37 vjeç u shpallën fajtorë për përfshirjen e tyre në një sulm me të shtëna që vrau 3 punonjës sigurie në Isfahan në nëntor. Amnesty International thotë se ata iu nënshtruan gjyqeve të padrejta dhe dyshohet se u torturuan, ndërsa 4r protestues të tjerë janë varur që nga dhjetori.

Dhjetëra të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale. Protestat përfshinë Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje kurde 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit në Teheran në shtator për dyshimin se kishte veshur hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".

Burimet i thanë Amnesty International se burrat u zhdukën me forcë, më pas u torturuan dhe u detyruan të bënin deklarata inkriminuese që përbënin bazën e çështjeve penale kundër tyre.

Në një mesazh audio nga brenda burgut të Dastgerdit, ku mbaheshin tre personat, njëri prej të dënuarve dëgjohet duke thënë: "Betohem në Zot që jam i pafajshëm. Nuk kisha armë me vete. Forcat e sigurisë më rrihnin dhe më urdhëronin që të thoja se kjo armë është e imja. U thashë se do të pranojnë fajësinë thosha çfarë të donin, vetëm ta linin familjen time të qetë”, tha njëri prej të dënuarve me vdekje, para se të ekzekutohej.

Ata u vranë si fajtorë për "armiqësi kundër Zotit", pasi një procesi gjyqsor që zgjati vetëm 4 ditë.

Sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran me qendër në SHBA, atyre iu mohua aftësia për të përgatitur një mbrojtje të duhur, prokurorët u mbështetën në "rrëfimet" e detyruara dhe aktakuza ishte "e mbushur me parregullsi që zbuluan se ky ishte një rast i motivuar politikisht. ".

Burime të OKB kanë thënë se të paktën 209 njerëz ishin dënuar me vdekje deri më tani pas shpërthimit të protestave në Iran, duke e quajtur atë "një rekord të neveritshëm".

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?