Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci

‘Të treja vaksinat janë efektive’, Fauci thirrje amerikanëve: Vaksinohuni sa më shpejt të jetë e mundur me njërën prej tyre!

1 Mars 2021, 08:34| Përditesimi: 1 Mars 2021, 09:49

  • Share

SHBA- Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci ditën e djeshme i ka bërë thirrje amerikanëve të bëjnë njërën prej 3 vaksinave të aprovuara në SHBA.

“Të tre-ja vaksinat janë mjaft efektive dhe njerëzit duhet të bëjnë dozën e asaj që kanë në dispozicion dhe është më e arritshme për ta.”, tha eksperti i shëndetësisë.

“Unë mendoj se njerëzit duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.”, shtoi ai.

Thirrja e Faucit erdhi një ditë pas aprovimit për përdorim të vaksinës “Johnson&Johnson”, e cila është e vetmja që merret me një dozë të vetme.

Pas Pfizer dhe Moderna kjo është vaksina e 3 e cila u miratua për përdorim nga FDA-ja.

Për shkak se shumë njerëz po dyshojnë në efektivitetin e kësaj vaksine Fauci i siguroi amerikanët se ajo është efektive sa 2 të tjera.

“Nuk është vaksina më e dobët! Të treja janë vaksina efektive”, tha Fauci.

SHBA-ja gjendet në krye të listës për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 29,255,344, ndërkohë që ai i viktimave është 525,776 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht masave anti-COVID dhe fushatës së suksesshme të vaksinimit, situata epidemiologjike në vend ende nuk është stabilizuar dhe duke se një vaksinë e tretë ishte një domosdoshmëri.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?