Prokuroria e Durrësit konfiskon pasuritë e italianit të Camorras Ferdinando Muollo dhe kërkoi 6 vite burg për akuzën e pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri Muollo e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Më konkretisht, atij i konfiskohen në Durrës 5 apartamente, 7 garazhe, 1 automjet tip “Daimler Chrysler” dhe 1 llogari bankare me vlerë të ulët në euro.
Në lidhje me hetimet që kanë nisur për të që në vitin 2018 në Prokurorinë e Durrësit, janë administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton se Ferdinando Muollo, me vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Salerno, është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso për një konflikt të lindur për 150 milion lireta, në bashkëpunim edhe me 2 të tjerë, Valentino Mansi dhe Luigi Muollo. Ferdinando Muollo ka qenë në rolin e porositësit. Pas kryerjes së krimit vizitoi disa herë Shqipërinë deri në 2019-ën, periudhë në të cilën ai ka firmosur kontratat e shumta të blerjeve të pasurive të shumta që tashmë i janë konfiskuar.
Muollo rezulton i dënuar në Itali edhe për vepra të tjera penale me të lehta, kryesisht financiare edhe në vitet 1984, dy herë në vitin 1991 dhe më vonë edhe në vitet 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Sipas organit të akuzës, duke pasur këto fakte të drejtësisë italia, u krye një ekspertim ekonomik i pasurive të tij në Shqipëri.
Ferdinando Muollo në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme dhe shuma totale e sipas aktit të ekspertimit të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por para CASH me qëllim fshehjen e origjinës së parave të fituar në mënyrë të paligjshme.
Pasuritë e konfiskuara
- Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;
- Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
- Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
- Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
- Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
- Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
- Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
- Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
- Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.
Sa ka si ky ne vlore... Edhe pastaj dalin neper intervista thon q "na pelqen vlora duam te shijojm pesionin ketu"..
Përgjigju