Të verbërit marshim për rritjen e pagës së paaftësisë, shoqata: S’jemi të verbër ndaj të drejtave tona! Agron Hita nga Fieri: S’përballojmë as jetesën minimale

18 Tetor 2023, 18:10| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:15

  • Share

Në Shqipëri jetojnë rreth 13 mijë persona të verbër.Një pjesë e tyre marshuan në formë proteste, për të kërkuar punësim, rritje të pagesës së paaftësisë, kurse, por dhe shkollim të denjë.

“Edhe të verbrit janë si të gjithë. E ndjejmë inflacionin si të gjithë. Nuk vijmë nga Marsi apo Hëna, jemi pjesë e shoqërisë shqiptare. Në kushtet kur ka rritje të pagës minimale dhe ka ngritje të nivelit ekonomik, atëherë unë kërkoj, ngritje të pagesës së të verbërve, më 70% të pagës minimale”, tha kryetari i Shoqatës së të Verbërve.

Për shoqëruesin e tyre, që duhet të jetë gjithmonë me ta, ata kërkojnë shpërblim sa paga minimale, pasi e kanë të pamundur të punojnë.

“Kërkoj që shoqëruesi të marrë 3-fishin e pagesës së një të verbëri. 90% e informacionit merret nëpërmjet shikimit. Infarmacioni duhet të merret nëpërmjet dëgjimit. Nuk jemi për mëshirë, duam trajtim dinjitoz”

“Ne nuk kemi asnjë shërbim. Qoftë kurse për braj, për individët që verbohen në moshë të madhe. Pagesa është sa një kompjuter që duhet të puojmë 1 vit ta blejmë. Edhe ky shkop i bardh shkon 700 euro. Teknologjia ecën. Nëse nuk ësshtë mbështetja e familjes, askush nuk ja del”

Agron Htia, nga Kallmi i Vogël i Fierit, që në lindje ka pasur probleme me shikimin, por prej disa vitesh e ka humbur plotësisht.

“Jemi në gjendje të vështirë ekonomike. Lekët e verbërisë që marr unë janë shumë  të pakëta. Nuk përballojnë as jetesë minimale. Kërkojmë përcaktimin e minimumit jetik, arsimim dhe të fëmijëve të verbër, bursa.

50 vjeçari thotë se jeton në kushte të vështirë ekonomike, teksa kërkon edhe marrjen e pagesave të prapambetura.

“Protezat variojnë nga 400-500 euro. Kam rreth 1 milion lekë pa marrë. Janë lekë shtesë që si kam marrë nga shteti. Nga 2005 deri në 2010. Edhe banesa më është dëmtuar nga tërmeti. Dua shpërblim për ta rregulluar”, tha Agroni.

“Nuk jemi të verbër ndaj të drejtave tona”; “Rritini pagesat tona ashtu si pensionet”, “Të verbrit janë heronj të heshtur”; “Të verbrit janë burim frymëzimi jo mëshire”, “mëso nga të verbrit, shiko me ndjenja”, këto ishin disa nga pankarta që protestuesit mbanin në duar.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?