Të verbrit protestë në Tiranë: Mbijetojmë në vështirësi, duam të trajtohemi si gjithë të tjerët! Ja kërkesat e tyre

15 Tetor 2022, 11:02| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 15:43

  • Share

TIRANË- Ashtu sikurse çdo vit, në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’ të verbrit kanë marshuar në Tiranë për të kërkuar të drejtat e tyre. Kushtet infrastrukturore, pagesat e ulëta dhe mungesa e sinjalistikave në rrugët e Kryeqytetit kanë bërë që të verbrit të ndihen të diskriminuar.

Sot, në një ditë që u dedikohet atyre, të verbrit parashtruan disa nga kërkesat që i adresohen qeverisë. Me shpresën për të qenë si gjithë të tjerët e për mos t’u trajtuar ndryshe, të verbrit kanë kërkuar që shteti t’u dedikojë kushte më të mira infrastrukturore, pagesa më të larta nga ndihma e posaçme si dhe semaforë akustikë. Të shoqëruar nga njerëzit e dashur dhe përfaqësues të shoqatave të të verbërve, ata nisën marshimin e tyre nga Pallati i Kongreseve deri te Bashkia e Tiranës.

Një qytetar në emër të shumë të tjerëve që kanë një qëllim të përbashkët, i intervistuar nga gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj u shpreh se jo vetëm që ndihen të diskriminuar nga këto elementë të cilat i konsiderojnë si jo të barabartë, por edhe mbijetesa është e vështirë.

‘Dita jonë është tepër e vështirë, nis me një infrastrukturë të papërshtatshme, në transportin urban nuk ka kushtet e duhura për ne.

Faturinot na kanë diskriminuar shpesh. Ishim me autobusin e Kamzës dhe nuk na njihnin pagesat. Nuk paguam, por fjalë bëri dhe na uli në sy të të tjerëve. Edhe pse janë marrë disa masa, sërish shërbimi i transportit publik është i vështirë.

Vështirësitë ekonomike për të verbrit janë problemi më i madh. Janë shumë të ulëta. Janë në total 34 mijë lekë të reja të cilat janë të pamjaftueshme. Kjo është një lëvizje diskriminuese që daton që prej vitit 2012. Nëse rritet mirëqenia për qytetarët e Shqipërisë, por për ne pse nuk rriten? Nëse ne kemi 70% të pagës së qytetarëve siç ishte parashikuar edhe në ligj i cili u hoq në vitin 2012, është një shkelje e madhe diskriminuese.’- tha qytetari për Report Tv.

Report Tv mëson edhe disa nga kërkesat e tyre të cilat do të ndihmojnë sadopak që personat e verbër mos të ndihen ‘të ngujuar’ në kryeqytet dhe jo vetëm.

Kërkesat:

  • Kemp më të lartë për të përballuar çmimet e larta.
  • Kushte infrastrukturore.
  • Nevojë për një jetesë të barabartë dhe të trajtohen njëlloj si të tjerët në transporte publike urbane si dhe të kenë një vend të posaçëm.
  • Semafor akustikë në kryqëzime dhe rrugë kryesore pasi trafiku vështirëson qarkullimin e tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/10/2022 01:11

    Jam dakord me shumicen e kerkesave te tyre.Ketu ku jetoj,ne mjaft ndertesa ka lehtesira per te verberit,p.sh pervec shkrimit normal ne anglisht e spanjisht,shpesh perdoret Braille,qe eshte shkrimi per te verber me mini gunga sa nje koke gjelpere qe perfaqesojne germat.Ata e ndjejne (e lexojne)me dore.Sa per semafore akustike,ketu ka ne disa zona,por jo kudo semafore qe kur shtyp butonin per te ndaluar trafikun thone me ze monoton mekanik/Wait,Wait!/,por vetem kaq.Kur ndalon trafiku,apo kur rifillon duhet t'a shikosh vete,ose ne rastin e te verberve,duhet t'a degjojne.Me trafikun e cmendur te Shqiperise dhe me shoferet e atyshem ne plot raste te papergjegjshem me duket cmenduri,gati absurde qe te mund te zbatohet,por megjitheate me duket si ide shume interesante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?