Erion Veliaj dhe Armand Duka

Të vërtetat e Erion Veliajt ndaj një trukuesi

21 Janar 2022, 16:12| Përditesimi: 21 Janar 2022, 16:17

  • Share

Ditët e fundit Erion Veliaj ka bërë disa deklarata të forta dhe të vërteta rreth problematikave të futbollit në kryeqytet, të cilat janë një detyrim për një kryebashkiak i cili duhet t’ua komunikojë qytetarëve që e kanë votëbesuar për dy mandate, e që në thelb kanë mungesën e investimeve nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, në Tiranë.

Deklaratat e Veliajt vijnë për faktin se ai e ka ndjerë nga afër mungesën e mbështetjes dhe bashkëpunimit për investime dhe zhvillimin e sportit në kryeqytet, nga një institucion që është kapur dhe funksionon vetëm në shërbim të interesave personale të një personi, që është Armand Duka.

Ky individ që e ka grabitur postin për të qëndruar në krye të FSHF-së për 20- vite me rradhë dhe po kryen të njëjtat manipulime dhe në prag të zgjedhjeve të tanishme vetëm më medota trukuese, që do e kishte zili edhe Blatteri me Platinin (fat të cilin duhet ta ketë dhe Armand Duka), duke mos kryer asnjë investim jo vetëm në kryeqytet por thuajse në çdo vend të Shqipërisë ku luhet futboll, ka nxitur reagimin e Veliajt që po përkthehet si “ndërhyrje e politikës” në sport.

Gjë që nuk është aspak e vërtetë, sepse Erion Veliaj ka detyrimin të flas për problematikat e futbollit, pasi ai është aksioner në klubin e futbollit të Tiranës. Pra është një zyrtar, që jep nga taksapaguesit e kryeqytetit para për ekipin e futbollit të Tiranës, dhe në këtë cilësi ai ka gjithë legjitimitetin e plotë për të folur rreth kësaj çështje, aq më tepër që ato që ka deklaruar kundër FSHF-së janë fakte dhe prova të pa kundërshtueshme.

Viktimizimi i Armand Dukës për ndërhyrje të politikës janë qesharake dhe tinzare, kjo për faktin se vetë ky person e ka politizuar plotësisht FSHF-në, sepse aty ai ka punësuar njerëz me tesera partie që kanë bërë fushatë në zgjedhjet e fundit të 25 prillit dhe një ndër ta është drejtori i komunikimit që është zëri zyrtar i Dukës, të cilin e kishte nxjerrë sot përpara mediave ku më shumë ngjante si zëdhënës i Partisë Agrare se sa si zedhënës i FSHF-së.

Është ai që ofendoi me fjalët më të ndyra (shko q*huni) në emër të Armando Dukës tifozët shqiptar, pas disfatës me Anglinë. Zëdhënsi i Dukës që është krahu i tij i djathtë është tërësisht person i katapultuar aty nga një forcë politike.

Vëtë kreu i FSHF-së ka dalur haptazi, sërish në fushatën e 25 prillit, për të mbledhur e blerë vota për vëllain e tij që e ka sot deputet.

Si mund të përmedë politikën ky njeri kur ke bërë vetë fushatë, ke blerë vota, dhe ke bërë vëllain deputet?!

Apo kur në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së ke si antarë, bredh nepër pubet e Bjellorusisë duke u dëfryer me striptiste me simbolet e ekipit Kombëtar me një tjetër deputet të parlamentit shqiptar, që voton pro çdo shkeljeje të kryer nga Duka.

Për çfarë ndërhyrje politike mund të flas ky njeri, i cili kreu një akt të paprecedent duke shtyrë derbin e kryeqytetit dhe ndeshjet e tjera të Superligës vetëm që stadiumin “Arena Kombëtare” ta vendoste në dispozicion të një mitingu politik. Dhe akoma më të rëndë kundër Shteteve të Bashkura të Amerikës të organizuar nga Sali Berisha, një person i shpallur “non-grata”.

Dhe jo vetëm stadiumin për të cilin nuk ka kryer asnjë transparencë se sa para ka marrë nga ai miting kundër SHBA-së nga Sali Berisha, por dërgoi aty punonjës të FSHF-së dhe trajnerë të ekipeve kombëtare.

Shqetësimi i Dukës nuk ka të bëjë për ndëryrje politike se ai ha e pi gjithë ditën me politikanë, por është arsyeja se ende nuk po trukon dot Shoqatën Rajonale të Tiranës. Ai po bën çdo tentativë që këtë Shoqatë ta trukojë siç ka bërë në Durrës dhe Elbasan së fundmi, ku ka emëruar vartësit e tij që paguhen drejtëpërdrejtë nga ai dhe që janë votuar nga njerëz me precedent penal dhe falsifikatorë.

Të njëjtën gjë po bën çmos ta kryejë dhe në Shoqatën Rajonale të Tiranës dhe deklaratat e Veliajt e kanë futur atë në panik dhe nën paranoja, se mos Veliaj ja heq këtë shoqatë nga  duart.

Ai mund ta manipulojë dhe këtë Shoqatë sepse në një vend ku drejtësia në futboll ende nuk po funksionon ai ka të “drejtë” të bëjë të tilla trukime në sy të të gjithëve, pasi duhet të ishte marrë nën hetim për gjithë korrupsionin dhe falsifikimet që ka kryer për të mbretëruar në atë post.

Në rast se këto manipulime do të ndodhin dhe në kryeqytet, siç ndodhi në Durrës dhe Elbasan, thjesht do të shtonin më tepër dozën e të vërtetave që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë në drejtim  të tij, se si ky institicion drejtohet nga llumi dhe arsyeja pse rinia po i largohet gjithënjë e më shumë futbollit.

Tirana mund të ketë qindra probleme, por në ka një fushë që bashkia si institicion i vetëm pa ndihmën e askujt duhet të merret shembull  është sektori i sportit përfshirë të gjitha llojet, volleyball, basketball, peshngrijte, mundje, xhudo, etj,  është Klubi Sportiv Tirana që varet nga bashkia e që ka në përbërje kampion bote me medalje si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, etj, ndërkohë që nga futbolli Dukës të tillë kampion as ka pasur dhe nuk ka asnjë shpresë për të krijuar një të tillë.

Në gjithë suksesin e tyre bashkia ka meritën e saj, pranuar dhe nga vetë sportistët, kjo për faktin se mbështetja nga ana financiare, në baza materiale, në kushtetet e stërvitjes, u kanë krijuar atyre të gjithë komoditetin për të arritur të tilla rezultate historike për Shqipërinë.

Ndërsa futbolli në kryeqytet ka qenë gjithënjë një plagë që nuk po gjen kurim, për shkak të mungesës së bashkëpunimit që bashkia ka hasur me institucionin e FSHF-së që është kthyer në një biznes privat të Armando Dukës dhe kjo nuk ka se si mos të jetë shqetësuese për një kryebashkiak që është votuar edhe nga një pjesë e madhe e komunitetit të futbollit. E kundërta do të ishte e padrejtë.

Në Tiranë bashkia ka kryer investime në disa fusha futbolli, palestra, apo Pallate Sporti, ndërsa FSHF-ja mjafton të shikosh se si shembi kompleksin Dinamo duke hedhur në erë një histori të tërë, për të ngritur mbi të zyra super luksoze që mahnitën dhe presidentin e UEFA-s që nuk e gëzon një luks të tillë.

Shihni dhe traditën që bashkia po kryen çdo vit me “Derbet e Kryeqytetit”, midis skuadrave të Tiranës, Patizanit dhe Dinamos. Një event që ka bërë bashkë gjithë legjendat e ktyre tre skuadrave që i kanë dhënë emocione sportit dhe qytetit të Tiranës. Një gjë që duhet ta kishte bërë FSHF-ja, por që nuk e ka pasur asnjëherë në mendje, jo se nuk duan, po se është mbushur nga njerëz të paaftë që nuk i lidh asgjë me futbollin.

Ndaj të vërtetat e Erion Veliajt për degradimin e futbollit në Tiranë, por që është në të njëjtën situatë në gjithë Shqipërinë, janë një shërbim për komunitetin e futbollit se me çfarë njeriu të korruptuar kemi të bëjmë. Dhe që duhet ta largojnë për të rikthyer besimin dhe rininë në këtë fushë. Mos të bëhen vasal të Armando Dukës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZENUN KASAP RE HEP BULE ÖEKA [ KEPI ]: 22/01/2022 12:59

    Ore jushkruani nat e dit e keni të drejt po Padrino Armando Duka e ka kap për fyti futbollin Shqiptar e süo e lëshon. Pra me një fjal ju vetëm llomotisni e Armando miljonat gëlltit pa bërtit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?