Politikë

‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës

27 Mars, 13:48| Përditesimi: 27 Mars, 14:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Sali Berisha me një video ku shfaqen disa bufa. 

Në sfondin e videos dëgjohet një pjesë e Berishës teksa flet për të vërtetat, që sipas tij, shqiptarët do t’i marrin vesh një e nga një dhe nuk do të mund të fshihen dot më.

“Prisni, prisni se të vërtetat nuk ka gjë në botë. Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës apo galaksitë. Kudo që të jetë ato do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm.”, dëgjohet duke thënë kryedemokrati. 

“Padiskutim”, shkruan Rama krahas videos, duke ironizuar fjalën e kundërshtarit të tij politik. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?