TIRANË-Festa e Halloween-it tashmë është kthyer në traditë edhe në Shqipëri. Më entuziastë për këtë festë janë fëmijët të cilët e presin këtë ditë për t'u veshur me kostume të ndryshme.
Fëmijët e shkollës 9-vjecare "Misto-Mame" e festuan festën e Halloween-it duke organizuar një sfilatë në oborrin e shkollës për të demonstruar kostumet e tyre.
Për Report Tv disa prej fëmijëve treguan përse e festojnë Halloween-in dhe cilin personazh kanë zgjedhur për t'u bërë këtë vit.
“Unë jam veshur si një shtrigë".
Po ti?
Edhe unë si një shtrigë.
Pse e festoni Halloween-in?
-Sepse është dita e të vdekurve. Do shkojmë nëpër shtëpi dhe themi “Rreng apo karamele”.
-Unë jam bërë si një fantazmë, sepse më pëlqen më shumë.
-Unë jam bërë si tigëresh.
-Do kërkojmë karamele nëpër shtëpi.
-Unë jam bërë si mace e egër sepse më pëlqen shumë macja dhe festa e Halloween-it është një festë që e festojnë të gjithë dhe unë kam menduar që ta festojë me klasën.
-Unë sot jam veshur si Maleficent, më pëlqeu dhe zgjodha të bëhesha kështu”-u shprehën disa prej fëmijëve.
Halloween është një festë amerikane, e cilësuar si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur. Në këtë ditë fëmijët si dhe të rinjtë vishen si personazhe të frikshëm, por jo vetëm. Kungujt e mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije dhe çokollatat janë simbolikë e kësaj feste, ku shprehja e Halloween-it është “Karamele apo rreng”.
Ashty sic jeni veshur shkoni dhe futjani thonjte ne fyt ketyre hajduteve pushtetare
PërgjigjuFeste idjote
Përgjigju