Megjithëse lista e shërbimeve profesionale nuk bëhet ende e ditur pasi do të caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, të vetëpunësuarit që deri tani kanë përfituar taksim zero, prej viti të ardhshëm do të tatohen për të ardhurat që gjenerojnë.
Ata të vetëpunësuar me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit do të tatohen me 15%, kurse ata që fitojnë mbi 14 milionë lekë do të tatohen me 23%.
Përshembull nëse një avokat gjatë vitit kalon vlerën e të ardhurave prej 140 milionë lekë të vjetra, atëherë këtij shteti i merr 23 përqind të fitimit. Ndërkohë që aktualisht avokati i shpallur profesionist i lirë e që paguhet për shërbimin që ofron nga klienti nuk paguan tatim.
E njëjta skemë do të përdoret edhe për individët tregtarë që nënkupton bizneset e vogla, pasi shumica e profesioneve të lira janë regjistruar si subjekte tregtare.
Deri më tani të vetëpunësuarit kanë përfituar nga përjashtimet tatimore të bëra, pasi duke mos qenë të punësuar nuk ishin pjesë e taksës progresive, ndërsa ata që ishin të regjistruar si subjekte tregtare kur nuk kalonin pragun prej 10 milionë lekësh xhiro nuk paguanin TVSH, dhe kur nuk kalonin pragun prej 14 milionë lekësh nuk paguanin tatim fitim, dhe praktikisht nuk paguanin asnjë tatim përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Por nëse një i vetëpunësuar 80% të të ardhurave i fiton vetëm nga një klient, do trajtohet si i punësuar, dhe nuk paguan tatim 15% apo 23% por paguan aq sa një i punësuar normal në bazë të ardhurave që ka.
Që do të thotë, kur një fotograf fiton 80% të ardhurave nga një klient, tatohet si i punësuar. E njëjta gjë është dhe kur 90% e të ardhurave të vetëpunësuari përfitohen nga më pak se 3 klientë.
Dmth na e futi. Na la 2 vjet pa taksa tani po na i mer 10 fish. Supermashtrues
PërgjigjuEpo boll hongrem qyl 2 vjet. Tani shoku shkopi do leket. Kta jan rrjepsa
Koment shume i sakte nga Gjermani Gjermani.
PërgjigjuNga 0 e con direkt 15% taksen. Te pakten ndaje me xhiro, 5% deri 20 milion, 8% deri 50 milion... garumbull te gjithw 15% deri 140 milion, si njeri qe ben 15 milion ne vit,si ai i zgjuarri qe do beje 139.9 milion
PërgjigjuEkzakt kjo duhet te ishte , po kane frike se kthehen aty ku ishin te taksa progresive . Eshte e drejte qe te gjithe te tatohen per ate qe fitojne ,por se nga gjejne ca "secialisete' qe nuk i ndajne bizneset me fasha por u numerojne klientet. E kane " merak "kete kilientelizmin, ky po qe eshte kriter .
Bjeri bjeri qeveri se te gjithe na ke ne Gjermani... Buburrece me kollare... ne vend qe te kontrollojne milionat e eurove qe i shohim nga mengjesi ne darke merren me te ndershmit qe fitojne me djerse... Haram
Përgjigju