Në 2020 INTERPOL konstatoi 305 mjete të vjedhura që qarkullonin në Shqipëri! DPSHTRR: Mjeteve ju manipulohet numri i shasisë

14 Janar 2021, 16:24| Përditesimi: 14 Janar 2021, 16:52

  • Share

Brenda 2020 në Shqipëri janë zbuluar 305 mjete që rezultojnë të vjedhura në një shtet të Bashkimit Evropian. Nga këto, 16 makina regjistroheshin për herë të parë. Por sipas hetimeve, shumë nga makinat nuk janë realisht të vjedhura nga blerësi apo kompania, por u është manipuluar numri i shasisë nga shitësi në një shtet të huaj.

Që do të thotë, numri identifikues i shasisë i një makine, që ka hyrë dhe është regjistruar në vendin tonë, i janë vendosur edhe një mjeti tjetër në shtetin e huaj.  Kjo ‘vjedhje e sofistikuar’ u ka shkaktuar shumë probleme blerësve shqiptarë, të cilëve Interpoli iu bllokon menjëherë makinën duke ia shpallur të vjedhur dhe pse pa dijeninë e tij.

Por çfarë ndodh me mjetin që rezulton i vjedhur?

Sipas DPSHTRR në momentin që mjeti rezulton i vjedhur në sistemin e INTERPOL, ai sekuestrohet dhe më tej, trajtohet si çështje nga ana organeve të ndjekjes penale, duke ndjekur historikun e mjetit duke adresuar përgjegjësinë aty ku duhet. Por në pikëpyetje mbeten paratë që ka paguar qytetari, të cilat në të shumtën e rasteve i humbasin. Për të frenuar numrin e këtyre rasteve DPSHTRR po bashkëpunon me Drejtorinë e Doganave për të bërë të mundur kontrollin para-doganor të mjeteve me qëllim që ai të verifikohet në sistemin e INTERPOL, dhe për rastet që ekzistojnë pozitiv të vjedhura të mos vijohet me procedurat e tjera apo pagesën e tarifave doganore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?