Aktori, Mirush Kabashi

Opinion

Të “vranë” edhe ty, Mirush Kabashi!

6 Qershor 2021, 21:03| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 21:07

  • Share

Mediat tradicionale dhe ato sociale, gëluan pasditen e 6 qershorit me një lajm të trishtë jo vetëm për botën e artit, por të hidhur për gjithë shqiptarët: Ai i ndarjes nga jeta të aktorit dhe Artistit të Merituar, Mirush Kabashi, në moshën 73-vjeçare.

Lajmi u përhap aq shpejt gjithkund, sa askush nuk po e ndante dot në ishte një lajm i vërtetë apo i rremë.

Këtë herë, fatmirësisht për aktorin dhe dashamirësit e tij por fatkeqësisht për median, lajmi ishte krejtësisht i pavërtetë.

Në këtë valë “fake news-i”, u përfshinë edhe media nga Kosova, të cilat vërshuan të japin lajmin e hidhur.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, as në Shqipëri, as në Kosovë e aq më pak në botë.

Kështu, për shembull, mediat tradicionale dhe sociale, do të shpallnin si të vdekur në nëntor 2019, këngëtarin Arian Agushi, i cili njihet në art si Gold AG. Ky i fundit, e përgënjeshtroi vetë lajmin me anë të një postimi në Instagram.

Madje, këngëtari ka akuzuar se gjithçka është bërë për klikime!

Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë në botë.

Një ndër rastet e fundit ka qenë ai i janarit të vitit 2021. Aktorja Tanya Roberts u shpall e vdekur. Lajmin e përgënjeshtroi media britanike “BBC”.

Me ish-bashkëshorten e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, ndodhi e njejta histori. Vanessa Bryant u detyra të bënte një dalje në media për të përgënjeshtruar lajmin. Kjo, vetëm pak javë pasi ish-ylli i Lakers-ave dhe ish-bashkëshorti i Vanessa-s, së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna Bryant, ndërruan jetë tragjikisht nga një aksident me helikopter.

Një histori pra, aspak e re për qarkullimin e lajmit. Lajm, i cili këtë herë, nuk kurseu as një emër si Mirush Kabashi! 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?