Gentiana Sula dhe Gledis Nano

Të zhdukurit në diktaturë, Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me AIDSSH! Nano: Do hetojmë krimet kundër njerëzimit në komunizëm

3 Shkurt 2022, 16:16| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 16:19

  • Share

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula dhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për garantimin e realizimit të një procesi të rregullt ligjor të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë regjimit komunist në Shqipëri. 

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkërendimi i veprimtarisë së dy institucioneve për të garantuar proces të rregullt ligjor të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit, duke marrë parasysh që krimi i zhdukjes me forcë është krim kundër njerëzimit.

E drejta e familjarëve për të ditur mbi fatin e të afërmve të tyre është një e drejtë njerëzore, që nuk i nënshtrohet kufizimeve, ashtu si zhdukja me forcë është një krim që nuk parashkruhet, por zgjat derisa të përcaktohet fati dhe vendndodhja e viktimës, dhe njihet detyrimi dhe përgjegjësia e shtetit për të hetuar në mënyrë të efektshme, në zbatim të legjislacionit vendas dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbrojtja e të drejtave të anëtarëve të familjeve të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste në Shqipëri midis viteve 1944-1991, duke u siguruar vendodhjen e të zhdukurve dhe rrethanat e zhdukjes së tyre pas hetimit në mënyrë efektive, si dhe një sërë çështje të tjera për të shkuar drejt së vërtetës, për të cilat Policia e Shtetit ka dhe do të plotësojë çdo detyrim.”-tha Gledis Nano.

Rregullat e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit dhe institucioneve qendrore dhe vendore për identifikimin dhe rikuperimin e trupave të zhdukur gjatë komunizmit parashikohen në marrëveshje dy apo shumëpalëshe të lidhura për këtë qëllim.

Autoritetet përgjegjëse dhe mënyra e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja me Policinë e Shtetit është e para që nënshkruhet në mbështetje të këtij ligji dhe do të pasohet nga marrëveshje me institucione të tjera të përfshira në proces, për të bashkërenduar punën me autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes e të ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara, pas miratimit të VKM-së përkatëse.

Komento

Komente

  • Loni: 03/02/2022 23:46

    U hap ndonje fond tjeter miliona euro per drejtuesit e policise!? Po zgjidheni more problemet e tanishme mos u merrni me gjera qe si ploteson kushtet... Ju nuk gjeni dot nje vjedhje me kamera do gjeni kohen e komunizmit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?